Shëndetësi
Turqia, afër zbulimit të vaksinës kundër koronavirusit
Rektori i Universiteti Ege nga qyteti i Izmirit, Necdet Budak, ka bërë të ditur se ka filluar puna për zhvillimin e një vaksine vendase të ADN-së për koronavirusin.
Në një deklaratë, Budak tha se meqë një vaksinë e licencuar për virusin COVID-19 nuk ishte ende në dispozicion, shumë vende filluan kërkime mbi këtë çështje.
Budak shtoi se punimet po vazhdojnë me intensitet te larte dhe se jemi afruar shumë për të zgjidhur këtë çështje.
Ne anën tjetër, ai shtoi se në rast të suksesit, për të cilën ai ka një besim të plotë, ata këtë vaksinë do t’ia ofrojnë menjëherë botës.
Budak theksoi se edhe Mustafa Varank, ministri turk i Teknologjisë dhe Industrisë, ka theksuar nevojën për një vaksinë.
Dje, ministri Varank tha se si pjesë e një platforme, disa institucione do të mbështeten projekte për zhvillimin e vaksinës dhe barnave kundër COVID-19, duke përfshirë edhe Universitetin Ege.
“Në Universitetin Ege, ne kemi filluar të punojmë për një vaksinë vendase të ADN-së pas thirrjes së bërë nga ministria jonë. Grupi i Kërkimeve dhe Zhvillimit të Vaksinave, i cili është themeluar nën Rektoratin tonë dhe i stacionuar në Qendrën e Kërkimit dhe Aplikimit të Zhvillimit të Barërave dhe Farmacokinetikës, me vite kryen studime të kërkimit dhe zhvillimit të vaksinave kundër patogjenëve të ndryshme, me pjesëmarrjen e shumë universiteteve, institucioneve publike dhe partnerët e industrisë”, tha Budak.
Budak gjithashtu tha se grupi punues ka diskutuar se çfarë mund të bëhet kundër pandemisë COVID-19, duke iniciuar kështu projektin e vaksinës.
Provat klinike të një vaksine të mundshme kundër virusit filluan në SHBA në fillim të këtij muaji.
Personi i parë që pranoi vaksinën, mRNA-1273, ishte 43-vjeçarja Jennifer Haller nga Seattle.
Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në të paktën 176 vende dhe rajone.
Shifrat e Universitetit Johns Hopkins me bazë në SHBA tregojnë se mbi 553.200 njerëz kanë rezultuar pozitivë në gjithë botën, kurse numri i vdekjeve ka shkuar në mbi 25.000, si dhe mbi 127.500 janë shëruar.
Vaksinimi është metoda më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025













