Të tjera
Wimbledon-i, anulohet për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore
Turneu më i famshëm i tenisit, Grand Slami Wimbledon, është anuluar për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore për shkak të pandemisë koronavirus.
Turneu do të duhej të niste më 29 qershor dhe të përfundonte më 12 korrik.
I gjithë sezoni në fushat me bar të gjelbër është anuluar dhe nuk do të ketë asnjë turne të tenisit profesionist në asnjë vend të botës të paktën deri më 13 korrik.
Wimbledon-i është turneu më i fundit nga sportet e mëdha që anulohet, pas Euro 2020 dhe Lojërave Olimpike Tokio 2020, të cilat u shtynë për një vjet.
Anulimi i turneut në Britani të Madhe vjen pas anulimit të French Open në Francë, i cili duhej të niste në maj, por është shtyrë për muajin shtator, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Poloni
Kori i Filharmonisë së Kosovës hap Festivalin “4 Tradita” në Kraków Festivali në Filharmoninë e Krakówit zhvillohet nga 30 prill deri më 10 maj dhe promovon traditat... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Londër
Violinistja Alda Dizdari mahnit publikun londinez në koncertin në “St. James Piccadilly” -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Zvicër
-
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 Flamur Ademi, talenti shqiptar nga Kreuzlingeni që fiton vendin në St. Gallen U15... -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie















