Koronavirusi: çast pas çasti
Për 2 javë, 1 milion evropianë humbin vendin e punës
Të paktën një milion njerëz kanë humbur punën e tyre gjatë dy javëve të fundit në Evropë sipas të dhënave më të fundit nga Konfederata e Sindikatave Evropiane (ETUC)
Shifrat befasuese vijnë nga raportet e paraqitura nga sindikatat në të gjithë Evropën, dhe përfshijnë vetëm punonjësit me kontratë që kanë aplikuar për përfitime të papunësisë.
“Ajo që ne po përjetojmë në këtë moment, veçanërisht në javën e fundit, është se numri i kompanive që zhduken nga tregu po rritet në mënyrë dramatike”, shpjegon Luca Visentini, Sekretari i Përgjithshëm i ETUC.
“Mijëra e mijëra ndërmarrje të vogla dhe të mesme që janë bllokuar nuk do të mund të kthehen në treg sepse po vdesin. Dhe nga ana tjetër ne jemi dëshmitarë të të paktën e një milion punëtorve që u bënë të papunë nëpër vendet e ndryshme të Europës për shkak të masave të marra për parandalimin e virusit”.
Numri i vërtetë i të papunëve, përfshirë ato pa kontrata dhe punonjësit e pavarur mund të jetë shumë më i lartë.
Javën e kaluar Organizata Ndërkombëtare e Punës raportoi se humbjet e mundshme të vendeve të punës mund të arrijnë në 36 milionë në të gjithë botën.
Dhe pjesa më e madhe e këtyre humbjeve do të ndodhin në Evropë nëse unioni nuk merr vendime urgjente se si të merret me këtë emergjencë të krijuar nga Covid-19”, paralajmëron Visentini, transmeton Monitor.
Sindikatat po i bëjnë thirrje BE-së të kursejë vendet e punës me sistemet e zëvendësimit të të ardhurave. Që kjo të funksionojë, nevojitet një fond prej 200-400 miliardë eurosh. Përndryshe, menaxhimi i krizave më vonë do të kushtojë shumë më tepër, sipas Visentinit, shkruan Euronews, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, jo të gjitha vendet e BE-së janë në të njëjtën ‘anije’ për një instrument të përbashkët borxhi për të zgjidhur krizën. BE tashmë ka njoftuar se ata do t’i lejojnë vendet anëtare të përdorin fondet tashmë ekzistuese, me vlerë 37 miliardë euro. ETUC ka 45 milionë anëtarë nga 39 vende në të gjithë Evropën.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg











