Koronavirusi: çast pas çasti
Sa ditë “u izoluan” shtetet evropiane që po mundin koronavirusin
Italia, Spanja dhe Franca kanë filluar të regjistrojnë rënie të të infektuarve dhe viktimave
Tre vende evropiane të goditura më shumë nga koronavirusi kanë filluar të tregojnë shenja të hershme të ngadalësimit të virusit, afërsisht tre javë pas datës së karantinimit të tyre.
Të gjithë, Italia, Spanja dhe Franca raportuan ulje në numrin e vdekjeve të tyre ditore nga virusi të dielën. Ata gjithashtu kanë filluar të tregojnë një nivelim në shkallën e tyre të rasteve të reja.
Në Itali, 21 ditë në bllokim, më 30 mars, rastet e reja të virusit ranë nga 5,217 në 4,050, më shumë se një mijë më pak. Që nga ajo kohë, ato raste janë rritur vetëm në mënyrë të moderuar, duke lëvizur midis 4,000 në 4,800 në ditë, më e ulët se kulmi i 21 Marsit prej 6,557, transmeton Scan.
Në Spanjë, gjithashtu janë dashur rreth 21 ditë për indikacione të ngjashme për të treguar zbritje në numrin e vdekjeve të vendit dhe shkallët e infektimit të ri. Pasi u fut në bllokim në 14 Mars, vendi filloi atë që është bërë rënia e saj e tretë e vdekjeve nga virusi në 3 prill, duke regjistruar 850 vdekje. Deri të dielën, kjo shifër ra në 694, përcjell albinfo.ch.
18 ditë pasi filloi bllokimi, 518 njerëz u regjistruan të vdekur nga virusi të dielën në Francë, një rënie e madhe nga kulmi i vendit prej 1.355 më 2 Prill.
Megjithatë, numrat e së dielës tregojnë vetëm një kthim në nivele afërsisht të ngjashme me ato të regjistruara para kësaj 2 prillit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto














