Koronavirusi: çast pas çasti
Whatsapp aplikon kufizime në ridërgimin e mesazheve
Whatsapp ka vendosur të imponojë masa shtesë për të kufizuar shpërndarjen e postimeve në platformë në përpjekje për të parandaluar keqinformimin.
Aplikacioni shumë popullor i komunikimit në pronësi të Facebook tha se mesazhet, të cilat janë ridërguar 5 herë njëherazi, tashmë do të kenë një limit të ri.
Kompania tha se përdoruesit mund ta ridërgojnë një mesazh vetëm me një person njëherësh. Vitin e kaluar WhatsApp vendosi limitin e ridërgimit të mesazheve në vetëm 5 persona.
Shërbimi i përdorur nga mëse 2 miliardë përdorues reduktoi volumin e mesazheve të ridërguar me 25% në mbarë botën. Duke qenë se enkriptimi fundor në WhatsApp parandalon kompaninë të lexojë mesazhe, për të aplikuar masat e reja përdor të dhëna “meta.”
Rrjeti social Facebook ka ndërmarrë masa të shumta, ndërsa bota përballet me pandeminë COVID-19 duke lansuar një qendër informacioni apo ofruar mjete për zhvilluesit e Messenger.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











