Lajme
Mickoski dhe Zaev karantinohen për 14 ditë
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp njoftoi se dy liderët e partive më të mëdha në vend janë në izolim për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar, i cili tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Liderët e dy partive më të mëdha në vendin tonë, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, prej sot janë në izolim të detyrueshëm 14-ditor. Pas informatave që i mori Ministria e Shëndetësisë se një gazetar nga një medium, konkretisht nga një TV është pozitiv me Kovid-19, i cili javën e kaluar realizoi intervista me liderët e partive, LSDM dhe VMRO-DPMNE, menjëherë edhe Zaev edhe Mickoski janë testuar. Rezultati i Hristijan Mickoskit, i cili u përpunua mbrëmë vonë është negativ, por ai do të qëndrojë në vetizolim të detyrueshëm deri në 14 ditë nga kontakti me gazetarin e infektuar dhe për momentin nuk ka nevojë për anketa të tjera epidemiologjike. Rezultati i kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, për shkak se ai dje shkoi për Strumicë, do të jetë gati gjatë ditës së sotme, por edhe ai menjëherë pas informatave është vënë në vetizolim 14-ditor”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Edhe përkundër rezultatit të testimeve për Covid-19, liderët e partive do të duhet të qëndrojnë në izolim deri sa të kalojnë 14 ditë nga kontakti i fundit me të infektuarin me Covid-19.
Ndërkohë sa i përket gazetarit, ai është në gjendje stabile shëndetësore dhe po kurohet në Spitalin 8 shtatori, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Shqiptarja që u bë komandante në Gardën Kombëtare të SHBA-së Nga emigrante në moshën 7-vjeçare, në komandante të Gardës Kombëtare të New Jersey-t – historia frymëzuese... -
Gjermani
Talenti nga Kosova, Lisian Thaçi, i bashkohet Bayern Munich -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta















