Koronavirusi: çast pas çasti
Shkon mbi 20 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë
Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka njoftuar se 585 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 20,043, duke e bërë Spanjën vendin e tretë në botë që e kalon shifrën prej 20 mijë të vdekurve pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.
Përpos viktimave, u shënuan edhe mijëra raste të reja të infektimeve. Nga 188,068 sa ishte shifra e të prekurve një ditë më parë, ajo shkoi në 191,726 të shtunën.
Qeveria spanjolle nga kjo javë ka vendosur t’i largojë disa masa të kufizimeve, me qëllim të riaktivizimit të sektorëve të ekonomisë.
Nga e hëna punën kanë mundur ta fillojnë punëtorët e ndërtimtarisë dhe të fabrikave, por shumica e popullsisë mbetet nën masa të izolimit.
Edhe disa vende të tjera evropiane kanë filluar t’i lehtësojnë masat e izolimit. Italia dhe Austria kanë filluar t’i hapin dyqanet, ndërsa në Danimarkë ka rifilluar procesi mësimor në shkollat fillore.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Nga Amerika në Tiranë: Samantha Shkreli Sarelli pjesë e Samitit të Diasporës... -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Hoxha takon në Tiranë deputetin shqiptar në Suedi, Arbër Gashin -
Samiti i Diasporës: Begaj nderon figurat shqiptare, Lorik Cana merr “Urdhrin e Skënderbeut”
Jeta në Zvicër
-
Fribourgu prezanton plan veprimi për mbështetjen e sektorit të qumështit Kantoni i Fribourgut ka prezantuar një plan veprimi që synon përmirësimin e kushteve në sektorin e... -
Xhamia e madhe në St. Gallen: Skepticizëm, por edhe shpresë për dialog -
Pse Zvicra po ngrohet më shpejt se shumica e vendeve në botë? -
Zvicra ka ulur emetimet e gazrave serrë me 27% që nga viti 1990 -
Si do të ndikonte vota anti-imigracion e Zvicrës në Gjenevë?













