Lajme
Grenell i reagon Kurtit: Nuk është diskutuar për shkëmbim territoresh
Richard Grenell, i dërguar i special i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, ka hedhur poshtë pretendimet të ketë biseduar me këdo qoftë për mundësinë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai i bëri këto komente duke reaguar në rrjetin social Twitter ndaj postimeve të analistit të çështjeve të Evropës Juglindore, Jasmin Mujanoviç, rreth një bashkëbisedimi të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, me gazetarë e analistë ndërkombëtar.
Gjatë bashkëbisedimit, të organizuar nga “Presseclub Concordia” me seli në Vjenë, zoti Kurti sërish theksoi bindjen se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë një ujdi për shkëmbim territoresh. Ai tha se kjo është diskutuar gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish-shefja politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
“Mund të jetë që zoti Grenell është çorientuar nga presidenti Thaçi, por mbase është tunduar po ashtu që të përfitojë pikë politike për të zgjidhur një konflikt njëshekullor”, tha zoti Kurti, transmeton VoA.
Duke reaguar ndaj citimit që i bëri kësaj deklarate analisti Mujanoviç, ambasadori Grenell shkroi se “absolutisht nuk ka pasur asnjë bisedë për shkëmbim territoresh nga unë dhe nuk është diskutuar nga askush në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, shkroi ai, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse Që nga 1 janari, tani është e mundur të blini energjinë elektrike direkt nga fqinjët tuaj... -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden













