Kosova
Isa Mustafa i shkruan Haradinajt për qeverinë e re
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka thënë kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, se LDK-ja është e gatshme ta pranojë mandatin për formimin e qeverisë së re.
Në këtë letër, të cilën e ka siguruar Ekonomia Online, Mustafa i ka shkruar Haradinajt se betejë kryesore e qeverisë së re, të formuar ndërmjet LDK-së, AAK-së, Nismës Socialdemokrate, AKR-së dhe komuniteteve, do të jetë luftimi i COVID-19.
“Vlerësoj se objektivi themelor i kësaj qeverie do të ishte beteja për ta mposhtur pandeminë e COVID-19, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohjen reciproke, rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë, forcimi i shtetit ligjor përmes luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe krahas këtyre detyrave duhet të forcojmë partneritetin me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan mes tjerash në letrën e Mustafës drejtuar kryetarit të Aleancës.
Mustafa, në letrën e tij drejtuar Haradinajt, shkruan se çështje të tjera me prioritet për qeverinë, do të jenë: përmbyllja e dialogut me Serbinë dhe forcimi i partneritetit me SHBA-në.
“Jemi të bindur se Kosovës i nevojitet themelimi i një qeverie të re duke ndjekur të gjitha rrugët kushtetuese. Mbi këto kritere si parti e dytë e dalë nga zgjedhjet nacionale të 6 tetorit 2019 do të pranojmë mandatin, në qoftë se ofrohet për themelimin e Qeverisë me një koalicion me ju AAK-në, Nismën, AKR-në dhe subjektet që përfaqësojnë komunitetet joshumicë”, ka thënë ai.
“Betejë kryesore kësaj qeverie do të ishte lufta kundër coronavirusit, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohjen reciproke, rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë dhe forcimi i partneritetit me SHBA-në dhe BE-në”, i ka shkruar Mustafa Haradinajt, shkruan EO, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












