Koronavirusi: çast pas çasti
Shteti ballkanik fillon me masa lehtësuese
Numri i shteteve evropiane që ka filluar me masa lehtësuese po rritet
Shumë shtete evropiane kanë filluar me masa lehtësuese, pas bllokimit total, për shkak të pandemisë Covid-19.
Së fundi edhe Kroacia ka raportuar se, do të fillojë lehtësimin e masave kundër COVID-19 gjatë tre javëve të ardhshme duke filluar nga e hëna.
Kështu deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, përcjell albinfo.ch.
“Për fat të mirë, situata në Kroaci nuk është aq dramatike sa në disa vende të tjera, Në fakt, mund të themi se situata është nën kontroll”, theksoi ai pas një takimi me kabinetin.
Nga e hëna do të rihapen dyqanet dhe shërbime të tjera si rrobaqepësitë, agjencitë turistike, galeritë dhe muzetë.
Disa atletë dhe ekipe të nivelit të lartë do të lejohen të kthehen në stërvitje individuale.
Gjithashtu do të rinisë transporti publik tokësor dhe detar.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s













