Lajme
BE: 540 miliardë euro për pasojat ekonomike të koronavirusit
BE miraton paketë miliardëshe për pasojat ekonomike të koronës
Samiti i BE-së miratoi paketën prej 540 miliardë eurosh për mbështetje për kredi për punëtorët që punojnë me orë të reduktuara, kompanitë që kanë marrë kredi dhe për shtetet që kanë borxhe.
Vendet e BE-së miratuan pas bisedimesh të vështira një paketë ndihmash, për të përballuar pasojat ekonomike të krizës së Covid-19 dhe për të stimuluar ekonominë,
Samiti i BE-së miratoi paketën prej 540 miliardë eurosh për mbështetje për kredi për punëtorët që punojnë me orë të reduktuara, kompanitë që kanë marrë kredi dhe për shtetet që kanë borxhe. “Ne mendojmë se kemi në dorë një instrument të rëndësishëm për të ndihmuar shpejt dhe në mënyrë efektive”, tha pas takimit kancelarja Angela Merkel. Për shkak të garancive nga ana e shtetit, paketa duhet të miratohet edhe prej Bundestag-ut, shkruan DW.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, i cili kishte rezerva në lidhje me ndihmën nga paketa e shpëtimit të euro ESM, nuk e kundërshtoi këtë marrëveshje. Ndihma pritet të jetë gati deri më 1 qershor. Po ashtu krerët e shteteve dhe të qeveritë diskutuan edhe për një program stimulimi ekonomik për nxitjen e ekonomisë. Megjithatë ende nuk dihet se si do të strukturohet fondi i rimëkëmbjes, pra përmes granteve apo kredive.
“Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë”
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, dëshiron që fondi i zhvillimit të ketë 1.5 bilion euro. Paratë duhet të ofrohen si “subvencione”, citojnë agjencitë italiane të lajmeve Conten. Për këtë Komisioni i BE-së duhet të paraqesë një propozim “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, pret që diskutimet për fondin do të jenë të vështira për shkak të mosmarrëveshjeve dhe kufizimeve politike. Në të ardhmen do të nevojiten programe masive për ndihma. Macron tha se “nevojitet një reagim solidar, i organizuar dhe i fortë për shkak të përmasave të kësaj tronditjeje. “Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë”, paralajmëroi ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj BQK: Importet dominojnë ekonominë, remitancat vazhdojnë të mbajnë Kosovën... -
Zvicër
“Vallja e Bareshës” nga Ansambli Teuta mahnit publikun në Ecublens të Zvicrës -
Joshua dhe Prenga përballen “sy më sy”, reagimi i shqiptarit pushton rrjetin -
California
Bardha diplomon në Berkeley University me titullin master -
Stokholm
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare
Jeta në Zvicër
-
Lucern
I panjohuri sulmon disa gra në Lucern, policia kërkon dëshmitarë Lucern: Disa gra bëhen objekt i sulmeve fizike nga një i panjohur... -
Zvicër
Saktësi milimetrike: Ulja e helikopterit në Zvicër bëhet virale -
Zvicër
“Vallja e Bareshës” nga Ansambli Teuta mahnit publikun në Ecublens të Zvicrës -
Fondet pensionale në Zvicër me kthime të larta në 2025, por shumica e të siguruarve nuk janë të informuar -
Zvicër: Pije energjike me kafeinë mbi kufirin ligjor të zbuluara në treg













