Kosova
Kurti e fton në debat televiziv Thaçin, bashkë me Pacollin
"Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin".
Së fundi, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndaj deklaratave të fundit të presidentit Thaçi, i cili sonte përmes një lidhje direkte në një debat televiziv, i ka ftuar Kurtin dhe ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që të shkojnë ta vizitojnë në shtëpi.
Reagimi i presidentit Thaçi ka ardhur pasi ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, tha se Presidenti i Kosovës mbrëmë ka kaluar kufirin për në Shqipëri dhe për këtë nuk është njoftuar Protokolli i shtetit dhe nëse ai ka qenë i shoqëruar nga deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli, rrugës së kthimit nga Shqipëria, është i obliguar t’u nënshtrohet rregullave të karantinimit.
Thaçi, në një bisedë telefonike në emisionin Debat Plus në Dukagjin, i ka quajtur shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh se Pacolli është futur me të në Kosovë.
“Nëse u intereson Sveçlës dhe Kurtit lokacioni im, unë jam në shtëpi. U bëj thirrje atyre të mos krijojnë konfuzion, shpifje dhe marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës e as deputetë, e në këtë rast as zotin Pacolli.
E ndaj këtyre deklarate ka reaguar Kurti, duke thënës se “Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19”.
“Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës”, ka shkruar Kurti.
“Nëse do, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn”, ka thënë Kurti.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/860751761091376?__xts__[0]=68.ARDkBFPiu9xwYfOeipBQOeIR936xia78BPgsILZkx042zSWWIa0yrNJaPZvzY-mF-Ikvo8-Fqh4EdEo8NJnBf0qA3Ud55ZtfRYuS5wgEdmLQp-eYmB_QyOQLqiBNB-I8K2jkfzT8YLiSRWKYCeEBWHLP7zZM71inHuanCbv4jENps-CL6oNwbHLRh8CIxvOAKKIeS4ITtN2WDx6tk-bJ7Zw5F4R3GoMzlFDou7SB_vfz_YyJ_utJ0SE1e47ZJGilPUX72WBxXwFF3C1DAahaGcyUIy8BAcOXvZ4v2mZsJe15SKuqfv3XwztBHzWzCnxGbatmeDEOHT9iX7Z3BZU&__tn__=-R
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













