Kosova
Vdes një paciente nga koronavirusi në Kosovë
Të enjten në Kosovë është konfirmuar edhe një paciente e vdekur si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin total të viktimave në 27.
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se pacientja ka qenë 63-vjeçare.
“Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur më 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje të tjera shoqëruese”, është thënë në njoftimin e kësaj Klinike.
Aktualisht aty është thënë se janë të shtrirë 12 pacientë të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Prej tyre nëntë janë në gjendje stabile dhe dy raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Nga klinika pritet të lirohen të enjten pestë pacientë të shëruar nga ky virus, ndërsa dy të tjerë, të cilët kanë rezultuar negativë në testimet e fundit për Covid-19, vazhdojnë trajtimin në klinikë.
Në Kosovë deri më tani janë të regjistruar 860 persona të infektuar dhe 533 të shëruar nga koronavirusi.
E-Diaspora
-
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje Ai kishte goditur një person me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar lëndime kërcënuese për jetën... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













