Koronavirusi: çast pas çasti
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Evropa nuk ishte e përgatitur mirë për koronavirusin
Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Mass ka deklaruar se Evropa nuk ishte “e përgatitur mirë” për pandeminë e koronavirusit.
Në deklaratën e lëshuar për të shënuar Ditën e Evropës, Maas tha se fillimisht, shumica e shteteve, përfshirë edhe Gjermaninë, u fokusuan që ta luftojnë pandeminë vetëm në shtetet e tyre.
Ndërsa mbrojti përgjigjen që shteti i tij ka bërë kundër koronavirusit, duke thënë se ishte e domosdoshme që fillimisht Gjermania të mbronte veten dhe më pas të ndihmonte të tjerët, ministri Maas tha se Bashkimi Evropian, pas shpërthimit të krizës, është përmirësuar.
Maas tha se solidariteti i shprehur nga vendet anëtare të BE-së “është unik në botë”, duke shtuar se Gjermania dëshiron që blloku evropian të jetë më i fuqishëm kur pandemia të ketë kaluar, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026











