Lajme
Në Gjermani protestohet kundër kufizimeve në pandemi
Mijëra qytetarë protestuan të shtunën në disa qytete gjermane kundër kufizimeve të vendosura kundër përhapjes së koronavirusit, shkruan albinfo.ch.
Një nga protestat më të mëdha në Gjermani u mbajt në Shtuttgart, ndërsa tubimet në Berlin, Mynih dhe Frankfurt ishin pak më të vogla.
Në Stuttgart, disa mijëra njerëz po shëtisnin përgjatë brigjeve të lumit Neckar, por policia tha se janë respektuar masat epidemiologjike, me gjithë numrin e madh të pjesëmarrësve.
Në sheshin qendror Marienplatz të Mynihut, rreth 3000 njerëz protestuan kundër rregullave kufizuese.
Policia nuk ka dhënë një vlerësim për numrin e protestuesve, por autoritetet pohojnë se numri maksimal i tyre ka qenë mbi 10 mijë.
Të shtunën në Berlin policia ka arrestuar 30 persona për shkak se nuk respektuar rregullat për distancë sociale, duke protestuar kundër kufirzimeve kundër virusit Covid 19.
Disa kilometra më larg, qindra njerëz u mblodhën në Alexanderplatz në një tubim që nuk ishte paralajmëruar më parë. Takimet deri në 50 persona aktualisht lejohen në Berlin.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












