Lajme
Shumica e shteteve të Evropës lirohen nga kufizimet
Është bërë e ditur se në gjithë Evropën shtetet po lehtësojnë masat kufizuese, duke shpresuar se nuk do të mbërrijnë në një valë të dytë të infeksioneve.
Në Francë shkollat fillore do të fillojnë me numër të vogël të nxënësve sot, dhe dyqanet e rrobave, libraritë, sallonet e flokëve dhe luleshitës do të rihapen. Restorantet, kinematë dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura.
Në Belgjikë shumica e biznesit do të hapet të hënën, megjithëse me distancim shoqëror. Restorantet, baret dhe kafenetë mbeten të mbyllura.
Në Holandë shkollat fillore do të rihapen pjesërisht sot. Do të hapen gjithashtu biblioteka, fizioterapistë, autoshkollë dhe parukierë, transmeton TCH.
Në Zvicër shkollat fillore dhe ato të mesme do të hapen, por klasat do të zvogëlohen në numër. Restorantet, libraritë dhe muzetë gjithashtu mund të hapen por me kufizime të caktuara.
Në disa rajone të Spanjës mbledhjet e deri në dhjetë njerëz do të lejohen dhe hapësirat në natyrë në restorante mund të rihapen me masa distancimi shoqëror.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Anglia do të lehtësojë disa nga masat e bllokimit këtë javë, por pjesë të tjera të saj do të vijojnë me udhëzime më të rrepta.
Në Danimarkë qendrat tregtare mund të rihapen të hënën, ndërsa në Poloni hotelet mund të rihapen këtë javë – megjithëse turistët e huaj do të duhet akoma të karantinohen për dy javë.
Vende të tjera evropiane si Gjermania, Austria dhe Italia tashmë kanë filluar t’i lehtësojnë kufizimet e tyre, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor "Duke bashkuar partnerë dhe aktorë nga i gjithë rajoni, eventi shënoi një hap të rëndësishëm në... -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante















