Koronavirusi: çast pas çasti
Cilat ishin problemet, me të cilat bota përballej para COVID 19
Pandemia e Covid-19 ka shtyrë shumë lajme të rëndësishme ndërkombëtare jashtë mbulimit medial.
Disa prej problemeve më madhore ndërkombëtare janë lënë në margjina që nga shpërthimi i krizës shëndetësore me pandeminë.
BBC ka listuar pesë problemet më kërcënuese për botën, përveç pandemisë:
Gara e përtërirë e armëve nukleare
Traktatit të ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ose Filimit të Ri – që kufizon arsenalet nukleare me rreze të gjatë, me të cilat SHBA-ja dhe Rusia kanë kërcënuar njëra tjetrën – i kalon afati në fillim të shkurtit të vitit tjetër. Koha po kalon nëse ky traktat nuk ripërtërihet. Kjo është marrëveshja e fundit e kontrollimit të armëve të mëdha që mbijeton që nga Lufta e Ftohtë, përcjell gazetaexpress.
Pa të, ekspertët thonë se një garë e re nukleare mes dy superfuqive ushtarake të lartpërmendura është shumë e mundshme.
Tensionet e rritura me Iranin
Tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja me Iranin që kërkonte kufizimin e aktiviteteve nukleare të këtij vendi ka shkaktuar shumë tensione mes këtyre dy vendeve. Dhe gjërat pritet të përkeqësohen.
Aktualisht ka një embargo të vënë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) që parandalon çdo shtet që t’i shes armë të avancuara Teheranit. Por, kjo embargo armësh do të skadojë më 18 tetor të këtij viti.
Aneksimi që mund t’i bëjë Izraeli Bregut Perëndimor
Zgjedhjet serike e të gjata në Izrael tashmë kanë ardhur në fundin e tyre, me Benjamin Netanyahun që ka mbajtur postin e tij të kryeministrit.
Pavarësisht çështjeve legale që po shqyrtohen kundër tij – z. Netanyahu po propozon një agjendë kontroverse nacionaliste që përfshin dëshirën për të aneksuar zonat e pushtuara tashmë në Bregun Perëndimor, duke i bërë efektivisht si pjesë të territorit të Izraelit.
Një gjë e tillë do t’i jepte fund një herë e përgjithmonë një zgjidhjeje me Palestinën që ishte quajtur “zgjidhja dy-shtetërore”, pavarësisht provizioneve në planin për paqe nga Donald Trumpi.
Brexiti: Nuk është kryer ende
Por, koha po ecën: periudha e tranzicionit pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian përfundon më 31 dhjetor. Bisedimet për kushtet e marrëdhënies së ardhshme tashmë kanë nisur në formë eksperimentale, por nuk ka asnjë indikacion që qeveria e kryeministrit Boris Johnson po mendon për një shtyerje të afatit për fazën tranzicionale, përcjellë albinfo.ch.
Ndryshimet klimatike: Çështja më e madhe
Përgjigjja globale e pandemisë është në një kuptim një bazë testuese për kapacitetin e komunitetit ndërkombëtar që të merret me sfidën më të madhe e më komplekse prej të gjitha të tjerave – ndryshimin klimatik.
Sa i përket bashkëpunimit të shteteve, raportimet janë të ndryshme, pozitive e negative. Dhe tensionet mund të vazhdojnë edhe pas pandemisë, me botën që mund të komplikojë gjërat edhe më shumë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor














