Futboll
Zvicra nuk do të japë para për FIFA, UEFA dhe IOC!
Zvicra nuk do të mbështesin financiarisht organizatat më të fuqishme si FIFA (Organizata Botërore e Futbollit), UEFA (Unioni i Futbollit Evropian) dhe IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar),
Zvicra, e cila është selia e pothuajse të gjitha organizatave botërore dhe kontinentale (evropiane) në sport, nuk do të mbështesin financiarisht organizatat më të fuqishme si FIFA (Organizata Botërore e Futbollit), UEFA (Unioni i Futbollit Evropian) dhe IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), sepse këto organizata janë aq të fuqishëm financiarisht sa të përballojnë një pandemi të koronavirusit dhe një krizë të mundshme financiare, shkruan albinfo.ch
Tashmë mediat zvicerane ka njoftuar se do të ndihmohet me kredi pa interes 60 federata sportive, në mënyrë që ata të mund të funksionojnë normalisht në periudhën e ardhshëm, por një krizë serioze financiare ka të ngjarë të pasojë, sepse epidemia e koronavirusit ndaloi sportin kudo.
“Rreth 60 organizata sportive me qendër në Zvicër po përballen me probleme të likuiditetit për shkak të anulimit të një numri të ngjarjeve sportive dhe do të marrin ndihmë nga kantonet dhe shteti. Kjo do të jetë gjysma e ndihmës totale, ndërsa gjysma tjetër do të duhet të mbulohet nga IOC. “Nuk do të ketë para për organizata të mëdha që nuk kanë ‘vështirësi financiare”, tha Ministria e Sportit, përcjell albinfo.ch
IOC si organizata më e lartë sportive, kur bashkon tërë lëvizjen Olimpike, tashmë ka pranuar të ndihmojë federatat e sporteve olimpike me ndihmë financiare, në mënyrë që ata të mbijetojnë, pasi që anuluan të gjitha ngjarjet e planifikuara për këtë vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë Tragjedia në Austri: Viktimat nga Kosova sot përcillen për në banesën e fundit... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër











