Lajme
Temperatura verore në Zvicër: Arrihet rekordi me 29.5 gradë
Temperatura më e lartë deri më tani këtë vit është matur sot në Biasca të kantonit të Tiçinos. 29.5 gradë, shkruan meteonews.ch
Vera kalendarike është ende relativisht larg, por temperaturat e regjistruara dje (e mërkurë, 20 maj) në disa vende të Zvicrës, kanë sjellë “verën në pranverë”.
Temperatura më e lartë deri më tani këtë vit është matur sot në Biasca të kantonit të Tiçinos. 29.5 gradë, shkruan meteonews.ch, transmeton albinfo.ch. Edhe në Sion, Kantoni Valis, zhiva në termometër është ngritur në 29.1 gradë, gjë që gjithashtu ka thyer rekordin e temperaturave në veri.
Sot dhe nesër do të vazhdojë të zotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, ndonëse mbetet për t’u parë nëse temperaturat do të arrijnë në 30 gradë.
Moti i mrekullueshëm pothuaj veror i pranverës ka mundësi të marrë një pushim të shtunën. Erërat që fryjnë nga perëndimi do të ndikojnë që niveli i temperaturës të jetë dukshëm më i ulët, përcjell albinfo.ch. Probabiliteti i stuhive pritet të rritet. Megjithatë, moti do të ketë sërish një përmirësim të dielën.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje













