Koronavirusi: çast pas çasti
Spanja shënon rënie të viktimave nga Covid-19
Shteti spanjoll ka shënuar numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi që nga 16 marsi i këtij viti.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të enjten janë shënuar 48 raste të vdekjeve nga koronavirusi.
Kjo është hera e parë, që nga shpërthimi i pandemisë më 16 mars, që ky vend raporton numër kaq të ulët të vdekjeve nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.
Shifrat kishin arritur kulmin më 2 prill, kur u raportuan 950 të vdekur brenda periudhës 24 orëshe.
Të enjten numri i rasteve të reja të infektuarve me koronavirus u raportua të jetë 482.
Deri më tani në Spanjë janë të regjistruar gjithsej 233.037 raste të infektuarve dhe 27,940 vdekje, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
“Mëngjesi i Vëllazërimit” në Samitin e Diasporës, Hoxha: Trashëgimia shpirtërore është themeli i unitetit kombëtar Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vlerësoi harmoninë fetare si një nga shtyllat... -
Hoxha takon Këshillin Koordinues të Diasporës, fokus bashkëpunimi për “Shqipëria 2030” -
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix














