Koronavirusi: çast pas çasti
Në Kosovë janë riatdhesuar 19 persona nga Kanadaja
Ambasada e Republikës së Kosovës në Otawa ka njoftuar se më 23 maj janë riatdhesuar një grup prej 19 personash me qëndrim të përkohshëm në Kanada, nëpërmjet linjes Toronto-Londër-Prishtinë.
Njoftimi i plotë i Ambasadës
Të dashur bashkatdhetarë,
Qytetarë të Kosovës me qëndrim të përkohshëm në Kanada,
Ju njoftojmë se Ambasada e Kosovës në Otava, në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Londër dhe institucionet e tjera të Kosovës kanë arritur që më datën 23 maj 2020 të riatedhesojnë një grup prej 19 personash – si raste urgjente për kthim në formë të organizuar, nëpërmjet linjes Toronto-Londër-Prishtinë, Kosovë,
Ambasada në Otava vazhdon tutje përkushtimin dhe angazhimin e saj për t’u dalë në ndihmë të gjitha rasteve e kërkesave të bashkatdhetarëve-qytetarëve të Kosovës, të cilët për arsye të rrethanave të krijuara nga pandemia (Covind-19) kanë mbetur në Kanada.
Për momentin ju njoftojmë se po angazhohemi në projektin e radhës, që në ditët në vazhdim të realizojmë ( aq sa na janë krijuar mundësi tani për tani) për kthimin edhe të 10 personave të tjerë për në Kosovë nëpërmjet linjes Kanada-Zurich-Prishtinë.
Ju bëjmë me dije se kompanitë e përfshira në këtë proces, si fasilitatore dhe ekzekutuese të këtij/ketyre fluturimeve, do të vazhdojnë të ju telefonojnë për detajet, itineraret dhe mundësit e linjave për procedimit të biletave e detajeve tjera relevante. Ju bëjmë me dije se çështja e pronotimit të biletave do të vazhdojë të realizohet në bashkëpunim mes pasagjerit dhe kompanisë që ju telefonon, por edhe mundësive tjera që juve do mund t’i krijoni personalisht apo edhe në bashkëpunim me agjencitë/kompanitë operuese.
Sikurse është vepruar me të gjitha rastet e deritanishme, çështja e pagesës së biletave mbulohet nga vetë pasagjerët dhe Ambasada nuk ka mundësi as të ndërhyjë në çmim e as të realizojë, të marrë përsipër pagesa eventuale.
Duke kërkuar durimin dhe mirëkuptimin tuaj, Ju njoftojmë se përkushtimi ynë për t’i adresuar shqetësimet dhe parasegjthash për tu dalur në ndihmë të gjitha kërkesave të pranuar, do të vazhdojë tutje-në ditët e javët në vazhdim.
Një falënderim shkon edhe për institucionet e vendit pritës, respektivisht për Ministrinë e Jashtme Kanadeze, për bashkëpunimin e treguar përkitazi me situatën dhe mundesin për kthim të qytetarve të Kosovë në rethana të tilla, emergjente.
Ju falënderojmë edhe një herë për mirëkuptim, bashkëpunim dhe parasë gjithash durimin e treguar nga ana Juaj!
Me respekt,
Ambasada e Kosovës në Otava
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur













