Kosova
Ambasada amerikane: Institucionet kosovare të respektojnë vendimin e kushtetueses
Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet nga secila parti dhe secili institucion në vend.
Sipas Ambasadës amerikane, respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është opsion, por është çështje kyçe për demokracinë kosovare.
“Ashtu siç edhe ka nënvizuar me parë ambasada, ne besojmë se është kyçe për demokracinë kosovare që të gjitha partitë dhe institucionet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane dhënë për lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi pritet të dalë deri më 29 maj.
Kushtetuesja javën e kaluar ka dalë me një reagim, ku i ka kërkuar Presidentit Thaçi dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të mos i bëjnë presion me deklarata publike dhe të mos e paragjykojnë vendimin e saj.
“Gjykata Kushtetuese po ndjek me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo të paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re”, thuhej në reagimin e Gjykatës.
Ndërkaq, në pritje të vendimit të Kushtetueses, LVV ka paralajmëruar se nesër ka organizuar një performancë në shesh, ku do të marrin pjesë 3500 deri në 5000 veta.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih













