Lajme
1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Pa dyshim se ‘Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve’ -1 Qershori, vë në pah gëzimin dhe harenë e të gjithë fëmijëve. Origjina e kësaj feste daton që nga viti 1925, kur përfaqësues nga vende të ndryshme të botës u takuan në Gjenevë të Zvicrës për të mbajtur konferencën e parë botërore për mirëqenien e fëmijëve.
“Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve” u krijua më 1 qershor 1950, pas Kongresit të Federatës Ndërkombëtare Demokratike të Grave në Moskë që u zhvillua më 1949.
Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që këtë ditë të jenë të lumtur dhe ta festojnë së bashku me prindër. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët hapin mushkëritë për të thënë të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre të bëhet me lojëra dhe festa.
Në fakt 1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë, koincidoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas 1 qershori filloi të festohet në gjithë botën.
Në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime, të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirqenies së tyre. Kjo ditë i lumturon fëmijët dhe prindërit e tyre kur i shohin se fëmijët me buzëqeshjen e tyre të ëmbël. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













