Kosova
Ministri kosovar i Shëndetësisë: Nuk ka vend për panik, lutje që të respektohen masat dhe distanca
Së fundmi, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është shprehur në një konferencën për media se gjendja aktuale me Covid-19 është brenda asaj që ishte parashikuar me hapjes së masave, gjithsesi ai ka bërë lutje që qytetarët të kenë kujdes për të mos u rritur numri i të prekurve pasi virusi është ende aktiv, transmeton albinfo.ch.
“Sot së bashku me ekspertët e IKSHPK’së dhe Inspeksionit Sanitar e bëmë një kalim ditor të gjendjes aktuale dhe një qartësim të gjendjes. Konstatojmë se gjendja është normale. Ajo që duhet të bëjmë është të ruajmë distancën dhe të mbajmë pastërtinë. Ky është një mesazh dhe lutje. Qysh sot do të shtojmë intensitetin të kontrollave dhe të kujdesit’’, ka thënë ai.
‘’Duhet të bëjmë kujdes që të mos kemi shtim të masave’’
‘’Qytetarë të nderuar. Bëjmë apel që të kemi kujdes.Virusi është ende në mesin tonë”, shton ai.
‘’MSH ka marrë vendim që qysh ensër të kemi lëvizje të lirë. Është interes i joni. T’ju lehtësojmë ardhjen bashkëatëdhetarëve dhe të ruajmë shëndetin. Tu ndihmojmë bizneseve, tu ndihmojnë familjeve që të kalojmë së bashku këtë situatë. Paniku e dëmton zhvillimin e Republikës së Kosovës dhe u ndihmon individëve në dëmtimin e shëndetësisë kosovare” tha ai. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar















