Koronavirusi: çast pas çasti
Maqedoni e Veriut: Shifra rekorde të të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi
Maqedonia e Veriut ditëve të fundit ka shënuar rritje rekorde të të infektuarve me koronavirus.
Shtatë persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 janë shëruar. Sot për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, numri i të vdekurve është më i lartë se numri i të shëruarve.
Mosha e viktimave lëviz nga 46 deri 87 vjeç. Viktimat janë 3 nga Shkupi, 2 nga Struga, 1 nga Tetova dhe 1 nga Shtipi. Një prej pacientëve ka ndërruar jetë duke u transportuar me ambulancë, ndërsa 4 të tjerë ishin pranuar në spital 2 deri 3 ditë më parë, raporton Alsat.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 125 raste të reja me virusin korona, shifër e cila krahasuar me një ditë më parë shënon rritje. 71% e të infektuarve, respektivisht 89 raste janë regjistruar në Shkup. Ndërsa në Shtip deri tani, gjithsej 126 të punësuar në fabrikat e tekstilit kanë rezultuar pozitivë. Të dhënat i referohen testimit të 1,019 mostrave.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja
Shkup- 89 raste
Tetovë- 11 raste
Ohër- 8 raste
Kumanovë- 4 raste
Strugë- 3 raste
Shtip- 2 raste
Prilep- 2 raste
Strumicë- 2 raste
Goastivar- 1 rast
Veles- 1 rast
Resen- 1 rast
Kërçovë- 1 rast
Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë pranuar edhe 6 pacient të rinj, duke e çuar numrin e të shtruarve në 74. 29 prej tyre janë në mbështetje oksigjeni. Në Spitalin “ 8 Shtatori” momentalisht janë të shtruar 54 pacient, përfshirë këtu edhe rastet e pranuara së fundmi. 8 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
STATISTIKA TË PËRGJITHSHME
Numri i përgjithshëm i të infektuarve- 3364
Numri i përgjithshëm i të shëruarve- 1664
Numri i përgjithshëm i viktimave- 164
Numri i rasteve aktive- 1536
Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra gjatë, 19 janë në kuadër të skriningut, ku nuk ka pasur raste pozitive. Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse nuk është diskutuar për masa kufizuese. Nga ky komisioni thonë se po merret në konsideratë që personave pa simptoma të mos u merren brise për testim. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse gjithashtu po diskuton nëse si shkak i vdekjes së me Covid-19 do të përmendet sëmundja kryesore, apo si vdekje nga virusi, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor














