Kosova
Parlamenti zviceran vendosi: Swisscoy në Kosovë deri në fund të vitit 2023
Dhoma e Kantoneve në mbledhjen e saj të sotme ka bërë miratimin e këtij propozimi të bërë nga qeveria, me 33 vota pro, 6 kundër dhe dy abstenime
Të dyja dhomat e Parlementit të Zvicrës: Dhoma Nacionale dhe ajo e Kantoneve (Senati) kanë rënë dakord të zgjasin qëndrimin e personelit ushtarak zviceran në Kosovë të paktën deri në fund të vitit 2023.
Kjo për shkak se situata e sigurisë në Ballkan mbetet e tensionuar, shkruan sda.ch.
Po kështu, Senati, pas Dhomës Nacionale ka miratuar shtimin e numrit të kërkuar nga Këshilli Federal nga 165 deri në 195 pjesëtarë të ushtrisë.
Dhoma e Kantoneve në mbledhjen e saj të sotme ka bërë miratimin me 33 vota pro, 6 kundër dhe dy abstenime, transmeton albinfo.ch. Asnjë votë pro nuk ka ardhur nga grupet parlamentare të SVP dhe të Gjelbërve. Megjithatë, shumica është e mendimit se përdorimi i Swisscoy është në interes të Zvicrës.
Nëse situata në Ballkan përshkallëzohet, duhet të pritet një valë refugjatësh. “As Roma nuk është ndërtuar brenda një dite”, ka thënë Charles Juillard (CVP, Jura) në emër të shumicës. Situata në Kosovë është përkeqësuar përsëri, ashtu si dhe marrëdhëniet me Serbinë. Prandaj, NATO ka vendosur të mos zvogëlonte forcën e KFOR-it. Trupat ndërkombëtare janë ato që sigurojnë stabilitetin në vend.
Ashtu si në Dhomën Nacionale, një pakicë në Senat ka kërkuar gjithashtu që numri i pjesëtarëve të Swisscoy të mbahej në 165, sa është deri tani. Werner Salzmann (Bern, SVP.) e ka quajtur të panevojshme rritjen e kërkuar, përcjell albinfo.ch. Personeli mund të transferohej nga jugu në veri, ku situata është veçanërisht e brishtë, ka sugjeruar ai.
Zëdhënësi i shumicës Juillard i është referuar nevojës për oficer shtesë të stafit të shpallur nga KFOR. “Nëse hyjmë në aksiona atëherë këtë duhet ta bëjmë si duhet, në mënyrë që të funksionojë”, ka thënëDaniel Jositsch (Cyrih, SP.).
Ministrja e Mbrojtjes Viola Amherd është shprehur se situata e vështirë në Kosovë ka treguar boshllëqe në dispozitiv. Zvicra është lutur nga KFOR-i dhe specialistët vendas, për shërbime shtesë, veçanërisht shërbimin e gjenios. “Sa më pak të jetë e mundur dhe aq shumë sa të jetë e nevojshme” do të vazhdojë të jetë motoja për praninë e Swisscoy-t ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti i ka thënë po gjithashtu nenit, sipas të cilit, në rast të një kërcënimi të shtuar kuota mund të rritet me 20 persona për një maksimum qëndrimi prej katër muajsh.
Për çdo punë logjistike dhe mirëmbajtjeje, kapaciteti gjithashtu mund të zgjerohet nga 50 persona deri në tetë muaj, transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal tashmë e ka këtë mundësi sot. Neni është aprovuar katër herë në të kaluarën, ka thënë Amherd në Dhomën Nacionale. Deri më tani, Këshilli Federal e ka përdorur këtë opsion dy herë.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë













