Lajme
Bie prapë çmimi i naftës, shkaku i pandemisë
Duket se pandemia ka penguar aktivitetin ekonomik dhe kështu, edhe kërkesën për naftë. Importet japoneze të naftës ranë në nivelin e tyre më të ulët në gati tri dekada në maj. Japonia është blerësi i katërt më i madh i naftës në botë, përcjell albinfo.ch.
Sipas Reuters, çmimet e naftës ranë në 40 dollarë në tregjet ndërkombëtare, për shkak të rasteve të reja me koronavirus, të cilat lanë në plan të dytë premtimet për rezultate pozitive të testit të ilaçeve kundër kësaj sëmundjeje.
Po ashtu, në tregun e Londrës çmimi i një fuçie nafte ra me 61 centë në krahasim me mbylljen e mëparshme, ose 40.35 dollarë. Në tregun amerikan, një fuçi u tregtua me 74 centë më pak, ose 37.64 dollarë.
Sipas artikullit të Reuters, thuhet se mbështetja e çmimeve sigurohet nga raportet e mediave që kabineti i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është duke përgatitur një paketë masash prej një trilion dollarësh që parashikon ndërtimin e infrastrukturës për të forcuar ekonominë në kohën e krizës së koronavirusit.
Tregtarët gjithashtu kanë frikë nga përshkallëzimi i tensioneve në Gadishullin Korean, pasi që Koreja e Veriut refuzoi një ofertë nga fqinji i saj jugor për të dërguar një emisar special dhe njoftuan dërgimin e trupave në zonën kufitare të demilitarizuar.
Tendenca në rënie e çmimeve mbizotëroi për shkak të rasteve të reja të infeksionit koronavirus. Kështu, Pekini anuloi fluturime të shumta dhe mbylli shkollat, në mënyrë që të ndalonte përhapjen e virusit në valën e re të epidemisë, e cila përsëri shtyu në ballë shqetësimet për kërkesën për energji.
Pritjet e drejtuesve të kompanive aziatike ranë në tremujorin e dytë në nivelin më të ulët në 11 vjet, sipas studimit të Reuters dhe INSEAD. Dy të tretat e të anketuarve besojnë se rreziku më i keq në gjashtë muajt e ardhshëm do të jetë përkeqësimi i pandemisë COVID 19.
Analistët nga Standard Chartered paralajmërojnë për rrezikun e rënies së çmimeve në planin afatmesëm, ndërsa lajm i mirë është se rezultatet e provave klinike kanë treguar që Deksametazoni kortikosteroid uli shkallën e vdekjes me një të tretën ndër të prekurit nga COVID-19, sipas Reuters.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris
Jeta në Zvicër
-
Kundërshtarët e vaksinimit demonstruan në St. Gallen bashkë me ekstremistët e djathtë Bëhet fjalë për dy grupe që shprehen kundër një ligji të ri kantonal që detyron vaksinimin... -
Njëmbëdhjetë të plagosur pas shpërthimit në paradën e karnavaleve në Valis -
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore














