Koronavirusi: çast pas çasti
Pendarovski: Dështuam në zbatimin e masave për koronavirusin
Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën javore për “Radio Evropa e Lirë” ka deklaruar se një pjesë e shoqërisë dështoi në zbatimin e masave parandaluese ndaj virusit. Sipas tij, përgjegjësia bie pjesërisht mbi Qeverinë, mbi bashkësitë fetare dhe mbi ata qytetarë që refuzuan t’i zbatojnë.
“Në nivel të zgjidhjes sistematike kundër pandemisë, mendoj se shteti ynë aspak nuk u dallua as nga vendet fqinje dhe as nga shtetet e tjera të botës, për më shumë ose më pak. Praktikisht baza e masave ishin rekomandimet e OBSH-së. Në pjesën e zbatimit të masave ne dështuam, si shtet flas, por ky nuk është dështim i Qeverisë në tërësi. Ishte dështim i disa segmenteve të rëndësishme të shoqërisë dhe kuptohet dështim i një pjese të qytetarëve, të cilët edhe sot nuk janë të vetëdijshëm se ato masa duhet të respektohen. Unë mendoj se një pjesë e Qeverisë, me atë që në mënyrë selektive i zbatuan masat dhe rregullat, konkretisht sa u takon bashkësive fetare, mendoj se ndikuan në mënyrë plotësuese të shpërndahet virusi. Megjithatë, nuk mund t’i shkyçni nga përgjegjësia edhe krerët fetarë, ose drejtuesit fetarë rajonalë në BFI dhe KOM, të cilët vepruan tërësisht me papërgjegjësi ndaj shëndetit të tyre dhe shëndetit të besimtarëve, mes tjerash”, deklaroi Stevo Pendarovski, President i shtetit, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër, sot 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C













