Tematike
Qeveria me partnerët socialë, në front të përbashkët kundër iniciativës së SVP-së
Qeveria Federale bashkë me partnerët socialë po promovon refuzimin e iniciativës SVP për "kufizimin", që mbahet më 27 shtator
Me iniciativën e saj popullore “për emigracionin e moderuar”, SVP dëshiron t’i japë fund marrëveshjes për lëvizje të lirë të njerëzve me BE. Ministrja Federale Karin Keller-Sutter ka nisur sot fushatën në emër të Këshillit Federal, së bashku me përfaqësuesit e partnerëve socialë për një refuzim të iniciativës SVP për të cilën pritet të votohet më 27 shtator, shkruajnë mediat zvicerane.
Kjo fushatë qe iniciuar nga fillimi i shkurtit të këtij viti por ishte ndërprerë pastaj për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Pranimi i kësaj nisme do të kishte pasoja të rënda për vendet e punës dhe prosperitetin e Zvicrës, thuhet në një komunikate të Këshillit Federal.
Karin Keller-Sutter me këtë rast ka theksuar se ekonomia zvicerane ishte në një pozitë të mirë para krizës, edhe falë marrëveshjeve bilaterale me BE, transmeton albinfo.ch. Ndërsa miratimi i iniciativës do të rrezikonte këto marrëveshje. “Ekonomia tani duhet të jetë në gjendje të rimarrë veten sa më shpejt të jetë e mundur dhe të bëhet po aq konkurruese sa ishte para krizës”, ka thënë ajo. “Kemi të bëjmë këtu me sigurimin e vendeve tona të punës dhe në këtë mënyrë, me prosperitetin tonë.”
Presidenti i Shoqatës së Punëdhënësve Zviceranë, Valentin Vogt ka theksuar se shumë zviceranë kanë përfituar personalisht nga lëvizja e lirë e njerëzve. “Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjeve bilaterale, jo vetëm që pagat reale janë rritur ndjeshëm në Zvicër por janë krijuar dukshëm më tepër vende pune për vendësit,” citohet të ketë thënë Vogt.
Po kështu, nga këndvështrimi i përfaqësuesve të të punësuarve, (sindikatave) iniciativa e SVP është armiqësore ndaj punëmarrësve, pëercjell albinfo.ch.
“Qëllimi i vërtetë i iniciativës nuk është të kufizojë emigracionin, por të çrregullojë kushtet e punës dhe të ushtrojë presion mbi pagat” ka thënë Pierre-Yves Maillard, Presidenti i Konfederatës Zvicerane të Sindikatave dhe Këshillit Kombëtar të PS-së për Kantonin Vaud.
Edhe presidenti i Travail.Suisse, Adrian Wüthrich e sheh këtë iniciativë në një mënyrë të ngjashme: “Nisma për braktisjen e lëvizjes së lirë me BE-në është armiqësore për punëtorët sepse heqja e lëvizjes së lirë të personave do të rrezikonte edhe masat shoqëruese dhe në këtë mënyrë, edhe mbrojtjen e pagave dhe kushteve të punës, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, iniciativa rrezikon vendet e punës dhe ngadalëson rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së koronavirusit.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes Orna Carmel: Violonçelistja nga Nju Jorku që ka magjepsur Seviljen për mbi tri dekada... -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













