Koronavirusi: çast pas çasti
Koronavirusi bën që një rreth gjerman të mbyllet përsëri
Zona Gütersloh, me rreth 100.000 banorë, do të bllokohet pas një shpërthimi në një fabrikë të përpunimit të mishit
Rrethi gjerman i Gütersloh-ut do t’i nënshtrohet një bllokimi të ri deri në fund të qershorit, pas një shpërthimi të Covid-19 në një fabrikë të përpunimit të mishit, njoftoi kryeministri i landit të Renanisë-Veriore-Vestfalisë, Armin Laschet. Masat e rrepta janë një përpjekje për ta frenuar shpërthimin e ri të virusit, që e pati fillesën në një fabrikë të përpunimit të mishit të sipërmarrësit Tönnies.
“Rregullat e reja janë të krahasueshme me ato që pamë [në gjithë vendin] në mars”, tha kryeministri i landit, Armin Lasche. Ai shtoi se afro 100000 banorë të rrethit Gütersloh mund të testohen falas për virusin Corona.
Ky vendim është bllokimin i parë lokal pasi fillimit të lehtësimit të kufizimeve në maj. Laschet e përshkroi shpërthimin në Gütersloh si “shfaqja më e madhe e infeksionit” brenda Gjermanisë; më shumë se 1.500 punëtorë në fabrikën e përpunimit të mishit Tönnes kanë rezultuar të infektuar me virusin. Në Gütersloh do të anulohen aktivitetet kulturore dhe do të mbyllen sërish palestrat, kinematë dhe baret. 7.000 punëtorët e Tönnies do të shkojnë në karantinë në shtëpi.
Krahasuar me shtete të tjera, mbyllja për shkak të virusit në Gjermani ishte e butë. Njerëzve iu kërkua të qëndronin në shtëpi sa më shumë që të ishte e mundur, por ishin të lirë të dilnin jashtë sa herë të donin. Ishin të ndaluara takimet e më shumë se dy personave nga familje të ndryshme në publik dhe nuk lejoheshin vizitat në shtëpi private.
Gjithashtu do të vendosen masa të reja në rrethin fqinj të Warendorf-it, por këto nuk duhet të zbatohen në gjithë zonën. Sidoqoftë, po të mbetet i ulët numri i personave të infektuar jashtë stafit të thertoreve, së shpejti mund të ketë një kthim në normalitet. E mundshme është edhe një zgjatje e masave.
Wieler sheh disa shkaqe
Lidhur me shpërthimet e virusit në thertore, presidenti i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler, tha: “Ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ka luajtur rol.” Kjo ka të bëjë me thertoren konkrete dhe me kushtet e jetesës së të punësuarve. “Kur jeton në një ambient të ngushtë, ky është përgjithësisht një faktor që e lehtëson transmetimin e virusit”, tha eksperti. Temperatura gjithashtu mund të luajë një rol në thertore, pasi mishi në thertore duhet të ruhet i freskët. Për më tepër, një faktor janë edhe aerosolet, pasi ato mund të përhapen në thertore. Varet gjithashtu se sa afër qëndrojnë punonjësit në thertore kur punojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris
Jeta në Zvicër
-
Kundërshtarët e vaksinimit demonstruan në St. Gallen bashkë me ekstremistët e djathtë Bëhet fjalë për dy grupe që shprehen kundër një ligji të ri kantonal që detyron vaksinimin... -
Njëmbëdhjetë të plagosur pas shpërthimit në paradën e karnavaleve në Valis -
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore













