Koronavirusi: çast pas çasti
Çka po ndodh me vaksinën kundër COVID 19?
Shifra e të infektuarve po rritet.
Përderisa në botë është shënuar rekord i ri i rasteve të reja të të infektuarve me COVID-19, një ilaç lehtë i disponueshëm, që quhet Deksametazon, ka treguar rezultate të mira sa i përket trajtimit të pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje të rëndë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar rekord të ri të lartë të shkallës së rasteve të reja të infektimit me COVID-19 në gjithë botën.
OBSH bëri të ditur që më 21 qershor janë raportuar më shumë se 183 mijë rastë të reja në mbarë botën gjatë 24 orëve.
Brazili dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrat më të lartë të të infektuarve.
Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebryesus, ka thënë se virusi ende është duke u përhapur me shpejtësi, shkruan rel.
“Bota është në një fazë të re dhe të rrezikshme. Shumë njerëz janë ngopur duke qëndruar në shtëpi, vendet duan të hapin ekonomitë, por virusi ende është duke u përhapur me shpejtësi. Akoma është vdekjeprurës dhe shumica e njerëzve janë të ndjeshëm”, ka deklaruar ai.
Disa vende të cilat tejkaluan me sukses valën e parë të rasteve me COVID-19, tani janë duke luftuar ngritjen e lakores.
Trajtimi
Një steroid lehtë i disponueshëm dhe i lirë, deksametazoni, ka treguar se ka ndikim në përmirësimin e shëndetit për pacientët që janë në gjendje të rëndë nga COVID-19.
Por, OBSH-ja ka paralajmëruar se ky ilaç nuk mund të përdoret për të parandaluar infeksionin.
Deksametazoni është ilaçi i parë që është vërtetuar se përmirëson ndjeshëm gjendjen për rastet e rënda me COVID-19.
Zhvillimi i vaksinës
Tre kandidatë kinezë janë të gatshëm të fillojnë provat klinike të fazës së tretë, pasi në dy fazat e para kanë zbuluar se injeksionet ishin të sigurta për njerëz.
Një prodhues i vaksinave ka thënë se provat në fazën e tretë do të zhvillohen jashtë Kinës, në një rajon ku numri i rasteve të infektuarve është i lartë, në mënyrë që të vlerësojnë më mirë se sa mund të mbrohen njerëzit nga virusi.
Studiuesit kinezë thanë që ata nuk kishin parë ndryshime domethënëse te virusi, që do të vështirësonte zhvillimin e vaksinave.
Vlerësohet se rreth 150 kandidatë për vaksinë janë në testim në gjithë botën. Por, pritet që së paku 1 vit të kalojë deri sa të aprovohet vaksina dhe të shpërndahet në tërë botën.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore













