Uncategorized
Avokati Tahir Rrecaj komenton rreth aktakuzës për Thaçin dhe Veselin
Avokati Tahir Rrecaj ka komentuar dorëzimin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që u paraqiten te Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Rrecaj tha se dorëzimi është bërë me rastin e përfundimit të hetimeve dhe nëse ka prova të mjaftueshme të siguruara nga prokurori, do të vazhdohet me shqyrtim gjyqësor.
“Dorëzimi i aktakuzës është bërë nga prokurori te gjyqtari i procedurës. Më pas ai e vlerëson në rast se ka prova të mjaftueshme për të kaluar në shqyrtim gjyqësor. Në rast se konsiderohet se ka prova të mjaftueshme për të vazhduar në shqyrtimin gjyqësor, nëse jo, gjyqtari e hedh poshtë aktakuzën. Nuk ka ndonjë afat kohor se deri kur do të bëhet vlerësimi”, tha Rrecaj për media.
Rreth kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe gazetari i ‘The Economist’, Tim Judah, i cili përmes një shkrimi në “Twitter” ka shkruar se kjo aktakuzë ndaj tyre ndryshon gjithçka.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të paditur për vrasje nga Dhomat e Specialistëve në Hagë. Kjo ndryshon gjithçka … “krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës, përfshirë vrasjen, zhdukjen me forcë të personave, persekutimin dhe torturat”, ka shkruar ai.
Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër












