Lajme
Lista zyrtare: Kosova në listën e rrezikut, 10 ditë karantinë pas kthimit
Karantinimi në këtë rast nënkupton qëndrimin mbyllur në shtëpi ose banesë dhe jo në ndonjë lokal të karantinës në kuptimin klasik
Udhëtimi jashtë vendit është bërë më stresues në kohën e krizës së koronavirusit.
Përveç masave mbrojtëse dhe kushteve të pasigurta të udhëtimit, Zyra Federale e Shëndetit (BAG) tani rendit edhe zonat e pushimeve të rrezikut. Zviceranët me pushime në këto vende duhet të karantinohen për dhjetë ditë kur të kthehen më pas në Zvicër, njofton BAG në një komunikatë, përcjell albinfo.ch.
Nga 6 korriku vlen si më poshtë: Zviceranët që kalojnë pushimet e verës në vende si Suedia, Serbia, Kosova, Izraeli apo Rusia duhet të kalojnë dhjetë ditët e para pas udhëtimit të kthimit në izolim, shkruajnë mediat zvicerane.
Karantinimi në këtë rast nënkupton qëndrimin mbyllur në shtëpi ose banesë dhe jo në ndonjë lokal të karantinës në kuptimin klasik.
BAG dëshiron të parandalojë një valë të dytë, përcjell tutje albinfo.ch.
Karantinë prej dhjetë ditësh
Nëse akoma doni të shkoni në vendet me rrezik, duhet të përgatiteni për dhjetë ditë karantinë pasi të ktheheni në Zvicër. Udhëtarët duhet të raportojnë pranë autoriteteve kantonale. Kompanitë e linjave ajrore udhëzohen që në fakt të mos transportojnë pasagjerë të sëmurë, përcjell tutje albinfo.ch.
Lista duhet të azhurnohet rregullisht, ndoshta të paktën mujore. Suedia ishte një vend problematik edhe më herët, por edhe sot. Më parë, udhëtarët në aeroport duhej të bënin një matje të temperaturës ose, nëse ishte e nevojshme, një provë Covid 19.
Lista e vendeve dhe zonave me një rrezik të rritur të infeksionit
Argjentinë
Armeni
Azerbajxhan
Bahrejn
Bjellorusi
Bolivi
Brazil
Cabo Verde
Kili
Republika Domenikane
Honduras
Irak
Izrael
Katar
Kolumbi
Kosovë
Kuwait
Moldavi
Maqedonia e Veriut
Oman
Panama
Peru
Rusi
Arabia Saudite
Suedi
Serbia
Afrika e Jugut
Ishujt Turke dhe Kaikos
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve
-
Sot zviceranët votojnë për ligjin e ri të biçikletave dhe kredinë për shkollën profesionale
-
Rritje 293 për qind e studentëve të huaj në Universitetin e Cyrihut