Lajme
Hoti: Nuk ka gjendje të jashtëzakonshme, do t’i shtrëngojmë masat
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka bërë të ditur se nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme, por vetëm shtrëngim të masave kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.
Tutje ai shtoi se janë shqyrtuar dy skenar nga ekspertët shëndetësorë duke shqyrtuar edhe përvojat e vendeve tjera, përcjell albinfo.ch.
“Skenari i parë: Zbatim shumë rigoroz të masave eksizutese dhe të masave të reja dhe skenari i dytë shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme. Kam zhvilluar konsultime me të gjitha nivelet, jemi duke ndërtuar një startegji mediale që të mëremi me këtë situatë të re. Sapo e kryem edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku ka pajtueshmëri të përgjithshme që të shkojmë përpara me skenarin e parë, me ndërmarrjen e masave shtesë dhe me rigorozitet të plotë të atyre masave që të përcillet situata në ditët e ardhshme duke mos përjashtu fillimin e ndjekjes për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Menjëherë sot do të votojmë në mbledhjen e qeverisë një listë të madhe të masave”, tha Hoti.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














