Kosova
Evropa “mbyll dyert” për shqiptarët deri në fund të korrikut
Kështu, për momentin, shqiptarët mund të udhëtojnë pa paraqitur testin vetëm drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë
Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian edhe për 15 ditë.
Shqipëria mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Evropian rihap kufijtë e jashtëm.
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë. Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar evropian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.
Ky është informacioni që vjen në vijim të takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Evropian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufinjve të jashtëm të Bashkimit Evropian.
Kjo listë ka të bëjë konkretisht me heqjen e kufizimeve për udhëtimet jo-esenciale drejt Bashkimit Evropian të vendosura për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.
Listës së më parëshme të 14 vendeve të treta, qytetarët e të cilëve kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian i është shtuar Australia dhe Kina.
Burime të Këshillit të Bashkimit Evropian tregojnë, se autoritetet australiane kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për menaxhimin e pandemisë koronavirus, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë për Kinën, mbetet në fuqi reciprociteti lidhur me udhëtimet jo-esenciale.
Qytetarët e Kinës do të lejohen të udhëtojnë drejt Bashkimit Evropuan vetëm nëse Kina heq kufizimet e veta për qytetarët evropianët. Ky informacion pritet të zyrtarizohet në 15 korrik.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














