Kosova
Prishtinë: I infektuari me COVID-19 del në rrugë, sulmohet nga disa persona
Një i infektuar me COVID-19 nga Prishtina, nuk ka përfillur rregullat e izolimit, ai është parë në rrugë dhe raportohet se është rrahur nga disa persona
Është bërë e ditur se një person i infektuar me virusin COVID-19, ka dalë rrugëve të Prishtinës pasditen e së martës. I dyshuari është arrestuar nga policia, thuhet në raportin policor të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se i dyshuari nuk iu është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim, dhe ka dalë në rrugë.
Po ashtu në raport thuhet se ai është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në rrugë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar lënda. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot?












