Koronavirusi: çast pas çasti
Austria e bën të detyrueshme maskën brenda dyqaneve
Qeveria e Austrisë tha se do të rivendosë masën e mbajtjes së maskës brenda dyqaneve dhe në disa vende të tjera, pasi autoritetet e vendit janë shqetësuar me rritjen e rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se bartja e maskave do të bëhet e detyrueshme që nga e premtja.
“Ne jemi duke parë një rritje të numrave të të infektuarve në Austri”, u tha Kurz gazetarëve.
Në këtë vend të Bashkimit Evropian aktualisht është e detyrueshme mbajtja e maskës në transport publik dhe barnatore.
Austria ka rreth nëntë milionë banorë. Deri më tani ka raportuar më pak se 20,000 raste dhe 710 vdekje nga COVID-19. Por, numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit.
E-Diaspora
-
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike Manifestimi "Ditët e Mërgatës – Rrënjët Tona" nga 25 korriku deri më 2 gusht, qyteti do... -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë -
Foshnja 1-vjeçare në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania
Jeta në Zvicër
-
Ku qëndron frangu në raport me euron dhe dollarin? Monedha zvicerane mbetet ndër më të fortat në botë, ndërsa euro dhe sidomos dollari kanë humbur... -
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë














