Lajme
Kalifornia, me më së shumti raste të koronavirusit në SHBA
Rastet e konfirmuara të koronavirusit në Kaliforni kanë arritur në 409,000, duke tejkaluar Nju-Jorkun dhe shumë vende të tjera, sipas të dhënave nga Hopkins University.
Kalifornia është deri më tani shteti më i populluar amerikan, me afro 40 milionë njerëz, ndërsa New York ka rreth 19.5 milionë.
Të dhënat e Qeverisë amerikane zbuluan se rastet e koronavirusëve të raportuar dhe konfirmuar shumë nënvlerësojnë numrin e vërtetë të infeksioneve, duke bërë jehonë rezultateve të një studimi më të vogël muajin e kaluar.
Studimi i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë që nivelet e vërteta të COVID-19 ishin më shumë se 10 herë më të larta sesa rastet e raportuara në shumicën e rajoneve të SHBA-së nga fundi i marsit deri në fillim të majit.
Kalifornia fillimisht arriti të ngadalësojë përhapjen e virusit, por shteti ka pasur një përmbysje të mprehtë, me shkallët e infeksionit COVID-19 që u rriten ndjeshëm gjatë javëve të fundit.
Banorëve të Kalifornisë, duke filluar nga marsi, u ishte kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.
Përgjatë majit dhe qershorit Kalifornia hapi pjesën më të madhe të ekonomisë së saj dhe njerëzit rifilluan blerjet në dyqane dhe darkat në restorante.
Por, infeksionet filluan të rriten dhe u vendos një rund i ri i kufizimeve të bizneseve, përfshirë ndalimin e ngrënies në restorante dhe bare, shkruan “HuffPost”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













