Koronavirusi: çast pas çasti
Ekspertët zbulojnë një simptomë të re të Covid-19
Nga kolla e thatë te humbja e shijes, këto janë disa nga simptomat e njohura të koronavirusit deri më tani. Tani mjekët kanë zbuluar se ekziston edhe një simptomë tjetër: skuqja e qiellzës së gojës, shkruan The Sun.
Mjekët nga Spitali Universitar Roman y Cajal ekzaminuan gojën e 21 pacientëve me koronavirus mes 30 marsit dhe 8 prillit.
Analiza zbuloi se 29% e pacientëve kishin lëndimet të zgavrës me gojë, ndërsa 83% kishin pika të vogla vjollcë, të kuqe ose kafe në gojë.
Në studimin e tyre, botuar në JAMA Dermatology, studiuesit shkruajnë: “Kjo punë përshkruan vëzhgimet paraprake dhe kufizohet nga numri i vogël i rasteve dhe mungesa e një grupi kontrolli. Pavarësisht rasteve në rritje të skuqjeve të lëkurës te pacientët me Covid-19, vendosja e një diagnoze është ende herët”.
Simptomat më të shpeshta të virusit deri më tani janë: temperaturë e lartë, kollë e thatë dhe humbje të nuhatjes apo të shijes.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Ku qëndron frangu në raport me euron dhe dollarin? Monedha zvicerane mbetet ndër më të fortat në botë, ndërsa euro dhe sidomos dollari kanë humbur... -
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë














