Lajme
Kosovari që lëndoi 6 veta: “Ju lutem më qëlloni, nuk doja të ndodhte kjo!”
Policët federalë, të cilët ishin të parët në vendin e aksidentit dhe arrestuan Refail A., thonë se ai ka bërtitur me lot: "Ju lutem, më qëlloni, nuk doja të ndodhte kjo!"
Shoferi kosovar Refail A. (24) është përplasur me makinën e tij në një turmë në Berlin, të dielën në mëngjes. Për pasojë, janë lënduar gjashtë persona, shkruan Berlinez Zeitung (BZ). Njëri prej viktimave të tij është ende në rrezik për jetën ndërsa identiteti i një personi tjetër të lënduar rëndë nuk është sqaruar sepse policia ende nuk ka arritur ta marrë në pyetje atë në spital.
Por shoferi është përsëri i lirë, transmeton albinfo.ch. Ajo që është sqaruar ndërkohë është se ai nuk kishte as patentë shofer!
Me 0.7 promil në gjak, ai qe përplasur në një turmë në stacionin Zoo të Berlinit, të dielën në në orën 7.20 të mëngjesit. Mercedes GL 2.4 tonësh ka shtypur tre persona të pastrehë që kishin ngritur kampin në Hardenbergplatz. Tre kalimtarë tjerë (38, 57, 57 vjeçarë) kanë marrë lëndime të lehta në aksidentin e tmerrit.
Ndërkohë, nga e hëna dihet se Refail A. nuk është duke u hetuar më për tentimvrasje, përcjell albinfo.ch. Mona Lorenz, zëdhënëse e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Berlinit ka thënë për BZ.: “Hetuesit konsiderojnë se fjala është për një aksident. Sipas statusit aktual, vrasja përjashtohet. I akuzuari po hetohet për shkak të rrezikut të shkaktuar në trafikun rrugor”.
Sipas njohurive të mëparshme, Refail A. kishte humbur kontrollin e automjetit të rëndë duke dalë jashtë rrugës kur ai dëshironte të dilte në një rrugë tjetër, me shpejtësi të madhe.
Pasi që makina e tij arriti të ndalej në një kuti postare, në vendin e ngjarjes janë zhvilluar skena dramatike, shkruan gazeta. Policët federalë, të cilët ishin të parët në vendin e aksidentit dhe arrestuan Refail A., thonë se ai ka bërtitur mes lotëve “Ju lutem, më qëlloni, nuk doja të ndodhte kjo!”
Zëdhënësi i policisë Martin Halweg thotë se “nuk ka asnjë arsye për ndalim, transmeton albinfo.ch. Rreziku për arratisje mund të ishte një arsyetim por ne e mohojmë atë pasi që 24 vjeçari ka qëndrim të rregullt në Gjermani dhe këtu e ka qendrën e jetesës në këtë vend”.
Nëse dënohet sipas rrethanave të tashme, kosovari përballet me një maksimum prej pesë vitesh burg. Por në rast se do të dënohej për vrasje, dënimi mund të ishte i përjetshëm ose 15 vjet, siç praktikohet në bazë të ligjit penal të Gjermanisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












