Tematike
Votat federale për pushimin dyjavor të atësisë, më 27 shtator 2020
Zvicra është një nga tri vendet e fundit evropiane, me Shqipërinë dhe Irlandën Veriore, që nuk posedon pushim të atësisë
Këshilli Federal ka vendosur të propozojë për votim, në shtator të këtij viti, pushimin e dyjavor të atësisë. Të njëjtën ditë ne do të votojmë edhe për katër lëndë të tjera. Teksti i pushimit të atësisë parashikon që dy javë të merren nga babai brenda një viti që nga lindja e një fëmije. Pushimi mund të merret, qoftë në bllok (përnjëherë) ose në ditë të ndara.
Financimi i rreth 230 milionë franga në vit, sa do të kushtojë ky sigurim i ri shoqëror, do të merret përsipër nga sigurimi i humbjes së pagës (APG në gjuhën frënge). Kjo nënkupton një rritje të përqindjes aktuale të APG me 0.05 pikë. Prandaj do të kalojë nga 0.45% në 0.50%, e ndarë midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, që përfaqëson 3.90 franga në muaj për një pagë mesatare zvicerane prej 6.500 franga (1.95 të paguara nga ‘punonjësi dhe 1.95 paguar nga punëdhënësi).
Historia e procesit të votimit që nga nisma popullore e deri te votimi i shtatorit të ardhshëm e ilustron ngadalësinë e demokracisë direkte në Zvicër. Në të vërtetë, organizatat ombrellë Travail Suisse, männer.ch, Alliance F dhe Pro Familia Zvicra depozituan në verën 2017 nismën popullore “Për pushimin e arsyeshëm të atësisë” që propozonte katër javë të pushimit të atësisë. Pastaj, dy dhomat federale votuan një kundër-projekt pushimi dy-javor, i cili u kundërshtua nga një komitet referendor i përbërë nga disa anëtarë të të rinjve radikalë-liberalë (FDP) dhe të partisë UDC/SVP (Unioni Demokratik Qendror). Prandaj do të votojmë në 27 shtator, pas këtij referendumi.
Argumentet për pushimin e atësisë, të paraqitura nga Travail Suisse, männer.ch, Alliance F dhe Pro Familia Zvicra janë të shumta. Për to, Zvicra është një nga tri vendet e fundit evropiane, me Shqipërinë dhe Irlandën Veriore që nuk posedon pushim të atësisë. Prandaj duhet avancuar në këtë aspekt. Të qenit prezent që nga dita e parë pas lindjes u mundëson baballarëve të lidhen me fëmijët e tyre dhe të konfirmojnë se ata kanë të drejtë për një rol aktiv si edukator në familje. Është gjithashtu e rëndësishme të mbështetet nëna lehonë, ashtu që detyrat shtëpiake dhe kujdesi për fëmijët të ndahen mes dy prindërve. Aktualisht disa ndërmarrje të mëdha u ofrojnë punonjësve të tyre pushim atësor, gjë që i bën ata më konkurrues në krahasim me kompanitë e vogla dhe të mesme që nuk mund të përballojnë një barrë të tillë financiare. Pushimi atësor i financuar nga një sigurim shoqëror do të eliminonte këtë pabarazi.
Më në fund, argumenti i komitetit referendor kundër pushimit atëror është kostoja e financimit të këtij sigurimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025












