Tematike
Nuk do të pranohen në klasë nxënësit që kanë pushuar në vendet me rrezik
Thomas Minder, President i Shoqatës së Drejtorëve të Shkollave në Zvicër: "Nëse një fëmijë vjen dhe më thotë se ka qenë për pushime në Serbi, unë e dërgoj atë menjëherë në shtëpi"
Nxënësit që sapo janë kthyer nga një vend me rrezik ku kanë kaluar pushimet verore, nuk kanë çfarë të kërkojnë në klasë. Mësuesit duhet t’i përjashtojnë ata menjëherë nga klasa, thotë Daniel Dauwalder, zëdhënës në Departamentin Federal të Punëve të Brendshme, shkruan 20minuten.
Zyra përkatëse e shkollave fillore të kantonit të Cyrihut sqaron në një letër për prindërit se nxënësit po ashtu nuk kanë të drejtë të mësojnë nga distanca, në rast se nuk mund t`i ndjekin mësimet pas pushimeve verore që nga fillimi.
Nëse nxënësit kanë kaluar pushimet verore në një vend me rrezik të lartë, ata duhet të karantinohen për dhjetë ditë.
Ndërkaq, sipas drejtuesve të arsimit, mësuesit nuk mund të marrin rolin e policëve të karantinës.
Sofia ka kaluar pushimet verore në Brazil, Leoni në Kosovë. Pas kthimit të tyre, dy nxënës nga një shembull fiktiv nuk duhet të kthehen në shkollë. Pasi që vendet ku ata kanë kaluar pushimet u përkasin zonave të rrezikut, të kthyerit duhet të karantinohen dhjetë ditë pas mbërritjes në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Por çfarë ndodh nëse nxënësit shkojnë në shkollë që në ditën e parë të mësimit dhe bëhet e qartë se prindërit i kanë dërguar ata në klasë në vend se në karantinë?
Qeveria federale parashikon një proces të qartë. Karantina është e detyrueshme edhe për fëmijët që kthehen nga vendet me rrezik, thotë Daniel Dauwalder, zëdhënës i Departamentit Federal të Punëve të Brendshme (EDI). Prindërit duhet të paraqesin veten dhe fëmijët e tyre para autoriteteve kantonale. Ata gjithashtu duhej të informonin shkollën në mënyrë që fëmijët të mund të përpunonin në materialin shkollor gjatë karantinës.
“Mendja e shëndoshë duhet të futet në funksion në rastet e të kthyerve nga vendet me rrezik të lartë”, ka thënë për “Blick” Thomas Minder, President i Shoqatës së Drejtorëve të Shkollave në Zvicër (VSLCH). “Nëse një fëmijë vjen dhe më thotë se ka qenë për pushime në Serbi, unë e dërgoj atë menjëherë në shtëpi”.
Por mësuesve nuk ju lejohet të luajnë rolin e policëve të karantinës. Sipas Silvia Steiner, Presidente Konferencës së Drejtorëve të Arsimit (EDK), është e papranueshme që mësuesit të pyesin në mënyrë aktive për vendndodhjen e pushimeve të nxënësve, përcjell albinfo.ch. Nëse një mësues konstaton se rregullat e karantinës nuk janë respektuar, është e mjaftueshme që ai të bisedojë me prindërit e nxënësve përkatës.
Për shembull, zyra e shkollave fillore të kantonit të Cyrihut ka përpiluar një letër model për prindërit e nxënësve. Letra mban titullin “Modulet e teksteve për prindërit për karantinën pas pushimeve verore”. Në të thuhet se prindërit duhet të informojnë shkollën nëse fëmija i tyre nuk ka mundësi të shkojë në shkollë pas pushimeve verore për shkak të rregullave të karantinës, transmeton albinfo.ch. Po aty shkruan se këta nxënës nuk kanë të drejtë të mësuarit në distancë.
Por, shkolla në Männedorf ZH ka shkuar një hap më tej. Sipas “Zürichsee-Zeitung”, ajo u ka bërë thirrje të gjitha familjeve që udhëtojnë në ndonjërin nga vendet me rrezik, të raportojnë para drejtorisë së shkollës, pavarësisht se kur kthehen, përcjell albinfo.ch. “Ne dëshirojmë të dimë qysh më parë se çfarë po ndodh, në mënyrë që të mos befasohemi më pas”, thotë udhëheqësi i shkollës, Wolfgang Annighöfer (FDP).
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? Klubi zviceran pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas një sezoni zhgënjyes. Ndërkohë, Xherdan... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja














