Koronavirusi: çast pas çasti
Covid-19: 700 mijë viktima në botë, mbi 18.5 milionë të infektuar
Bazuar në të dhënat e Universitetit amerikan “Xhon Hopkins”, infeksioni në këta 8 muaj ka prekur 18 milionë e gjysmë persona, nga të cilët mbi 11 milionë kanë arritur të shërohen
Më shumë se 18 milionë e gjysmë persona janë diagnostikuar me koronavirusin e ri dhe 700 mijë nga ta kanë humbur jetën në këta muaj. SHBA-ja, Brazili, India dhe Meksika kryesojnë për numrin e viktima që po rriten mesatarisht me 5,900 çdo ditë.
Koronavirusi i ri e rriti të mërkurën në 700 mijë bilancin e viktimave në mbarë botën.
Bazuar në të dhënat e Universitetit amerikan “Xhon Hopkins”, infeksioni në këta 8 muaj ka prekur 18 milionë e gjysmë persona, nga të cilët mbi 11 milionë kanë arritur të shërohen.
Numri i rasteve të reja të diagnostikuara me kovidin e ri kapërceu 400 mijë brenda ditës, raporton Ora News.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen të parat për përmasat e tragjedisë epidemike, me mbi 156 mijë jetë të humbura dhe gati 5 milionë të infektuar, ndjekur nga Brazili me rreth 3 milionë të infektuar dhe më shumë se 95 mijë jetë të humbura.
Këto dy shtete pasohen nga Meksika me 48,800 viktima dhe Britania e Madhe, 46 mijë të tilla.
India, Rusia dhe Afrika e Jugut plotësojnë 5 vendet e para për numrin më të madh të rasteve.
Kina, vatra fillestare e epidemisë, raportoi të mërkurën vetëm 27 pacientë të rinj me kovidin-19, duke konfirmuar një total prej 84 mijë personash që prej funddhjetorit të kaluar dhe 4,600 viktima.
Në vendet e tjera evropiane, unioni i doktorëve gjermanë tha të martën se Gjermania po përjeton valën e dytë të pandemisë së koronavirusit, ndërsa në Francë këshilli shkencor i qeverisë paralajmëroi se vendi mund të humbasë kontrollin ndaj infeksionit të kovidit të ri.
Kryeministrat e shteteve kryesore të kontinentit kanë udhëzuar qytetarët e tyre të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojë lufta me virusin në nivel shtetëror, lokal dhe institucional.
Në SHBA, administrata e presidentit Donald Trump po mendon rihapjen e shkollave gjatë vjeshtës për sa kohë që nxënësit respektojnë rregullat e higjienës dhe të distancimit social.
Në frontin e vaksinave, ndërkaq, kompania amerikane, Novavax, njoftoi se një produkt i saj eksperimental kundër kovidit-19 ka nxitur një reaksion të fortë imunitar me prodhimin e më shumë antitrupave për të luftuar infeksionin te pacientët.
Faza e fundit e testimit klinik është vendosur të zhvillohet në vjeshtë, dhe nëse rezulton pozitive, më shumë se 100 milionë doza të vaksinës do mund të prodhohen fillimin e vitit 2021.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100














