Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania lejon me kusht udhëtimin e partnerëve të pamartuar
Për shkak të rregullave kufizuese të Coronës, çiftet e pamartuar nga vende të ndryshme, pjesërisht ka muaj që nuk shihen. Tani Gjermania liron rregullat kufizuese të udhëtimit për partnerët.
Siç ka bërë të ditur, Ministria e Punëve të Brendshme, partnerët në çift nga vendet jashtë BE-së, dhe të pamartuar nga e hëna mund të udhëtojnë sërish në Gjermani.
Kusht për këtë lehtësim në udhëtimin në Gjermani është sipas të dhënave të ministrisë një partneritet afatgjatë. Ky do duhet të provohet përmes një banese të përbashkët të mëparshme jashtë apo përmes takimeve personale të mëparshme në Gjermani, që duhet të vërtetohen. Krahas dokumenteve të udhëtimit, që duhet të provojnë takimet e mëparshme, duhet paraqitur një ftesë e partnerit që jeton në Gjermani dhe një deklaratë e përbashkët e nënshkuar për ekzistencën e marrëdhënies në çift.
Seehofer nën presion
Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer deklaroi se e „përshëndet faktin, që në kuadër europian po e mundësojmë këtë.” Ai kujtoi, se kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë së Coronës janë koordinuar në plan europian. Komisionerja e BE për çështjet e brendshme, Ylva Johannson i kishte informuar kolegët e BE për rregulloren e re.
Horst Seehofer
Seehofer ndodhej nën presion, sepse çiftet me kombësi të ndryshme kishin javë që kërkonin një zgjidhje. Komisioni Europian kërkoi në fund të korrikut përjashtime për të huajt si çifte të pamartuara që të lejohen të hyjnë në BE. Seehofer këmbëngulte, se donte një zgjidhje europiane dhe jo kombëtare, gjë që shkaktoi reagime nga partneri i koalicionit, SPD.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













