Kosova
188 raste të reja në Kosovë me COVID-19
Është bërë e ditur nga Instituti i Shëndetësisë se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime.

E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













