Kosova
Aventura në natyrë është për të gjithë
Ofrojnë ecje në natyrë, kajak, kamping, çiklizëm malor, ecje nëpër dëborë (snowshoeing), skitouring. Ti vetëm ke për të zgjedhur.Rajonet e preferuara janë Alpet Shqiptare dhe Malet e Sharrit, me aktivitete të mundshme në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Çiklizëm & kajak në Drinin e Bardhë
Qendra e Prizrenit nuk është i vetmi atraksion atje. Mund të eksplorosh segmentin tonë të preferuar të Drinit të Bardhë – Kanionin e Nashecit. Nisemi nga qendra e Prizrenit me biçikletë rreth 30-40 minuta. Rruga është piktoreske dhe e qetë. Në Nashec nisim lundrimin me kajake përmes kanionit për 1-2 orë. Kthimi në Prizren nga e njëjta rrugë. Kjo paketë përfshin: guidën, biçikletë me helmetë, kajaken me lopata dhe jelek shpëtimi.

Ecje & çiklizëm në Parkun Kombëtar të Sharrit
A e keni ditur se Malet e Sharrit shtrihen përgjatë kufirit Kosovë – Maqedoni e Veriut dhe prekin edhe Shqipërinë? Gjatë këtij turi një ditor do të shohim nga toka e Kosovës disa liqene të bukura në Maqedoninë e Veriut. Nisja bëhet nga Prizreni, udhëtojmë 30-40 minuta deri në Gurin e Zi. Prej aty nis ecja (hiking) rreth 4 orë (në dy drejtime) për në majën Skarpa ku do të pushojmë dhe shijojmë natyrën. Kthimi në Prizren me biçikletë (90% teposhtëzë). Kjo paketë përfshin guidën, biçikletën malore me helmetë dhe transportin për tek Guri i Zi (Zaplluxhë, Dragash).
Foto: PPSE Kosova
Artikulli është publikuar në magazinës albinfo.ch, numrin special të verës 2020 (Qershor-Korrik)
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? Një aksident i ndodhur në autostradën A9 në Zvicër ka rikthyer në qendër të debatit çështjen... -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash -
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi -
Papunësia ra në 3% në prill















