Lajme
Maqedoni Veriore: Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me COVID-19
13.076 qytetarë janë prekur nga virusi korona që nga fillimi i pandemisë, përfshirë këtu edhe 108 personat që kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit.
Shkupit iu shtuan edhe 45 të infektuar të Kumanovës dhe 11 të Shtipit, ndërsa qytetet e tjera, në mesin e të cilave edhe Dibra, me 1 rast, regjistrojnë numër njëshifror.
2.900 raste me COVID-19 vazhdojnë të jenë aktive, prej tyre 917 në Shkup. Nga komunat e kryeqytetit, Çairi, Aerodromi dhe Gazi Baba kanë numrin më të lartë të rasteve aktive me virus.
Gjatë 24 orëve të fundit 2 persona kanë ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 64 dhe 72-vjeçar nga Kumanova, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 551.
Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 75.48% e viktimave janë mbi 60-vjeç.
112 persona i janë shtuar listës së të shëruarve dhe që nga fillimi i pandemisë, në këtë listë janë regjistruar 9625 persona.
Numri i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit është 1902, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve të bëra në vendin tonë është 130,840.
Në krahasim me shtetet fqinje Maqedonia renditet e treta për nga numri i të infektuarve, pas Serbisë me mbi 29 mijë raste me COVID-19 dhe Bullgaria me mbi 14 mijë raste, pas tyre renditet Kosova me rreth 11 mijë dhe, në fund të kësaj liste qëndrojnë Shqipëria dhe Greqia me pak më shumë se 7 mijë raste.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit













