Koronavirusi: çast pas çasti
A duhet të mbajnë fëmijët maskë? OBSH del me sqarim
Pas deklarates së fundit se edhe femijet mbi 12 vjec duhet të perdorin një maskë, si mbrojtje ndaj koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetesisë, perfaqesia në Shqipëri ka dalë sot me një reagim sqarues nëse duhet të përdorin apo jo femijët një maskë.
“OBSh-ja dhe UNICEF-i rekomandojnë që përdorimi i maskës nga fëmijët varet nga mosha e tyre dhe situata në të cilën ndodhen”- thuhet ne reagim, ku shtohet se perjashtim bejne femijet deri ne moshen 5 vjec qe nuk duhet te vene maske.
“Për moshat 6-11 vjeç, vendimi merret duke gjykuar sipas rastit mbi shkallën e rrezikut në kushtet e trasmetimit me përhapje të gjerë, duke vlerësuar posaçërisht, si aftësinë që fëmijët ta përdorin maskën siç duhet, ashtu edhe mbikqyrjen e të rriturve”- thuhet ne reagim, ku specifikohet se femijet infektohen, por shumica e këtyre rasteve kalojnë një sëmundje të lehtë.
Sipas te dhenave, “transmetimi i virusit që shkakton CODID-19 përmes fëmijëve ndryshon sipas moshës”.
A DUHET QË FËMIJËT TË PËRDORIN MASKËN KUNDËR COVID-19?
OBSh-ja dhe UNICEF-i rekomandojnë që përdorimi i maskës nga fëmijët varet nga mosha e tyre dhe situata në të cilën ndodhen:
Fëmijët nën e deri në moshën 5 vjeç nuk duhet të përdorin maska prej pëlhure.
Për moshat 6-11 vjeç, vendimi merret duke gjykuar sipas rastit mbi shkallën e rrezikut në kushtet e trasmetimit me përhapje të gjerë, duke vlerësuar posaçërisht, si aftësinë që fëmijët ta përdorin maskën siç duhet, ashtu edhe mbikqyrjen e të rriturve.
Për fëmijët mbi 12 vjeç, mbeten në fuqi rregullat që zbatojnë të rriturit, sidomos në zonat ku virusi është shumë i përhapur dhe distancimi fizik nuk mund të arrihet.
Fëmijët që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese duhet ta përdorin maskën vetëm pasi të këshillohen me mjekun e tyre.
OBSh-ja dhe UNICEF-i e kanë përpunuar këtë udhëzim mbështetur mbi parimin që të “Mos Demtojmë Fëmijët”, duke njohur fazat e tyre të zhvillimit, mësimit dhe shoqërizimit.
Sipas të dhënave, fëmijët mund të infektohen me COVID-19 por shumica e këtyre rasteve kalojnë një sëmundje të lehtë.
Të dhënat e mbledhura deri tash tregojnë se transmetimi i virusit që shkakton CODID-19 përmes fëmijëve ndryshon sipas moshës.
Nga të gjitha të dhënat e rasteve të raportuara me COVID-19 nga Shtetet Anëtare të OBSh-së dhe disa studimeve, fëmijët përfaqësojnë 1-7% të rasteve në shkallë botërore.
Maskat janë pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse masash për të frenuar transmetimin e sëmundjes dhe për të shpëtuar jetë. Larja e shpeshtë e duarve, mbulimi i kollitjes apo teshtitjes me këndin e brrylit të përthyer apo shami letre njëpërdorimshe, ruajtja e distancës prej të paktën 1 metër, mosprekja e fytyrës, si dhe vendosja e maskës kur është e përshtashme, janë vendimtare për parandalimin e transmetimit.
Vendimi nëse maskat duhen përdorur nga fëmijët në shkolla, merren nga autoritetet e vendit, të cilët duhet të marrin në konsideratë udhëzimet e OBSh-së dhe UNICEF-it, si dhe udhëzimet për masat e ruajtjes së shëndetit publik në kontekstin e COVID-19 dhe kuadrin rregullator për rihapjen e shkollave.
Asnjë fëmije nuk duhet t’i mohohet e drejta e arsimit për shkak të vendosjes së maskës (p.sh., në rastet kur fëmija nuk mund ta përdorë maskën) apo për shkak të mungesës së maskës (për arsye të burimeve të kufizuara apo mungesës së tyre).
E-Diaspora
-
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih Dhjetë kompani nga Kosova do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në panairin e biznesit... -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar -
Zvicër
Deputeti Arbër Bullakaj bën thirrje: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë” -
Mynih
FC Kosova München siguron ngjitjen në Bezirksliga
Jeta në Zvicër
-
Dogana zvicerane përditëson aplikacionin Quickzoll për deklarim më të saktë të TVSH-së Aplikacioni doganor zviceran Quickzoll është përditësuar, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm për përdoruesit që deklarojnë... -
Studim: Çfarë i streson më shumë zviceranët? -
Një në tre automjete në Zvicër tejkalon shpejtësinë, ngrihet alarm për sigurinë rrugore -
Zvicra refuzon akuzat e SHBA-së për tolerim të punës së detyruar -
Tregu i veturave në Zvicër ngec, por interesimi për automjetet elektrike vazhdon të rritet













