Tematike
Referendumi kundër emigracionit do të ndikojë në prosperitetin e Gjenevës
Prozimi për të kufizuar emigracionin në Zvicër nga vendet e BE-së, autoritetet e Gjenevës po e cilësojnë si të dëmshëm për ekonominë e këtij kantoni.
Nisma e partisë së Zvicrës (SVP),që pritet të votohet me 27 shtator, kërkon kufizimin e lirisë së lëvizjes midis Zvicrës dhe Bashkimit Evropian
Propozimi i SVP kërkon që Zvicra të rregullojë në mënyrë autonome emigracionin, dhe jo në koordinim me BE-në, siç është aktualisht.
Partia, nismen e saj e argumenton me arsyen se të huajt po dëmtojnë punëtoret zvicëran duke u vendosur në vendet e tyre të punës.
Por , hulumtimi i ri qeveritar kundërshton këtë pretendim, duke thënë se punëtorët e huaj kanë “kualifikime plotësuese. Shpesh, ndërmarrjet kërkojnë njerëz që janë specialistë të një fushe të caktuar dhe nuk mund t’i gjejnë ata në Zvicër. Prandaj, ata i rekrutojnë nga jashtë “.
Votimi ishte caktuar për në maj të këtij viti, por duhej të shtyhej për shkak të krizës shëndetësore të koronavirusit.
Nëse pranohet, kjo masë do të dëmtojë prosperitetin e Gjenevës, thanë zyrtarët e kantonalit.
“Do të ishte një ndërprerje e papritur e marrëdhënieve ekonomike me fqinjët tanë francezë, gjermanë dhe të gjithë Bashkimin Evropian,” tha Pierre Maudet, zv.drejtori i ekonomisë së Gjenevës,përcjellë albinfo.ch.
Situata do të ishte veçanërisht e rëndë në Gjenevë dhe kantonin fqinj Vaud, ku janë punësuar rreth 125,000 punonjës ndërkufitar nga Franca.
Në fakt, 50 përqind e të punësuarve në Spitalet Universitare të Gjenevës (HUG) vijnë nga Franca.
Nëse emigracioni është i kufizuar dhe punonjësit nga andej kufiriti nuk mund të punojnë më në Gjenevë, kantoni do të duhet të gjejë një forcë të mjaftueshme puntore në vend për të mbushur 150,000 vende pune,sipas këshillit të Shtetit.
Situatë e ngjashme do të ndodhte në kantonet e tjera kufitare të Zvicrës, të cilat mbështeten te punëtorët e huaj, përfshirë Ticino, Valais dhe Bazel.
Ekonomia e Ticinoi varet nga mbi 67,000 punonjës nga Italia.
Në përgjithësi, 25 përqind e fuqisë punëtore të Zvicrës vjen nga shtetet e BE dhe EFTA – numri i dytë më i lartë në Evropë, sipas statistikave të reja të qeverisë,
Këta të huaj kanë mundësi të punojnë në Zvicër falë Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë të Personave që qeveria zvicerane kishte nënshkruar me BE.
Por nëse iniciativa SVP pranohet në votimet në 27 Shtator, e ardhmja e traktatit do të rrezikohet./albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person













