Lajme
India kryeson me rastet COVID-19, rritje pas hapjes së ekonomisë
Të dielën, 78.761 raste të reja të Indisë tejkaluan rekordin e mëparshëm global prej 77.299 në Shtetet e Bashkuara më 16 korrik, tregoi një raport i të dhënave zyrtare nga Reuters.
Vendi i dytë më i populluar në botë ka raportuar numrin më të lartë të rasteve njëditore në botë që nga 7 gushti. Me 3.62 milionë raste, India po i afrohet SHBA-së dhe Brazilit sa u përket rasteve totale, por ka shkallën më të ulët të vdekjes.
Vdekjet nga koronavirusi në Indi u rritën në 971 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në 64,469, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Numri i madh, i ka shqetësuar autoritetet
Kumar Sanjay Krishna, sekretari kryesor i Assam, një nga shtetet më të goditura, ia atribuoi rastet në rritje më shumë hapjes së ekonomisë.
“Njerëzit nuk po ndjekin hapat paraprakë dhe po shkelin protokollet COVID”, tha ai në Twitter.
“Nga e hëna e tutje do të ketë një veprim të dukshëm të rreptë ndaj atyre që shkelin normat e distancimit shoqëror ose që nuk kanë maskë në fytyrë”.
Por, në të njëjtën kohë, frika po rritet për ekonominë e pestë më të madhe në botë, me një tkurrje të produktit të brendshëm bruto për tremujorin e qershorit që pritet të njoftohet më vonë të hënën.
Duke shpresuar të shmangë dëmet më serioze ekonomike, qeveria po lehtëson kufizimet dhe ka njoftuar se trenat e metrosë urbane mund të rifillojnë shërbimet nga 7 shtator.
Gjithashtu, deri në 100 njerëz do të lejohen të mblidhen për ngjarje, përfshirë ato fetare dhe politike më vonë, në shtator, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore Këshilli i Madh miratoi rishikimin e ligjit të lëvizshmërisë!... -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë -
Autorë të panjohur hedhin në erë bankomatin në Breitenbach, Solothurn -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara”














